WWF fton të gjitha qytetet ti bashkohen Orës jubilare për Planetin Tokë | WWF

WWF fton të gjitha qytetet ti bashkohen Orës jubilare për Planetin Tokë

Posted on 13 March 2017
Ora e planetit Toke 2015, Katedralja e Zagrebit
© Ratko Mavar
Prishtinë/ Tiranë – Përballja me ndryshimet klimatike duhet të bëhet realiteti jonë, WWF-i edhe këtë vit na përkujton me organizimin e dhjetë me radhe jubilar të Orës për Planetin Tokë. Nga kjo organizatë botërore për mbrojtjen e natyrës është dërguar ftesa edhe sivjet të gjitha qyteteve që të bëhen pjesë e këtij aksioni dhe të fikin ndriçimin publik në ndërtesat dhe sheshet publike, me 25 mars nga ora 20:30 deri në 21:30.
 
Aksioni global Ora e Planetit Tokë, apo si njihet në botë Earth Hour, do të shënjohet në gjashte kontinentet. WWF-i beson se këtë vit do të marrin pjesë edhe më shume vende se vitin e kaluar ku kanë marrë pjese 178 vende. 
 Që nga viti 2007 Ora e Planetit Tokë ka mobilizuar shumë ndërmarrje, organizata, qeveri dhe qindra miliona njerëz në më shumë se 7.000 qytete. WWF-i që nga fillimi inkurajon individë që të veprojnë kundër ndryshimeve klimatike. Ky aksion duhet të na shërbejë si përkujtim se ne duhet të sigurojmë një të ardhme të qëndrueshme për planetin tonë.
 
Disa nga ndërtesat kryesore botërore përsëri do të jenë në terr këtë të shtune të fundit të muajit mars, siç janë kulla e Eiffel në Paris, koloseumi në Romë si dhe Big Ben ne Londër. Shpresojmë që edhe qytetet në Kosovë dhe Shqipëri te ju bashkohen në fikjen e ndriçimit publik.
 
Video zyrtare e Orës për Planetin Tokë 2017: https://www.youtube.com/watch?v=CZp4LX4AYnM
Foto galeri e ngjarjeve të deri kaluara: http://www.earthhour.org/photo-galleries
 
 
Për më shumë informata:
Ardian Nrecaj, WWF Adria communications officer, +386 49 554 198, anrecaj@wwf.panda.org
 
RRETH PROJEKTIT „ORA E PLANETIT TOKË“
„Ora e Planetit Tokë“ (Earth Hour) është iniciativë globale ekologjike e WWF-it. Individë, ndërmarrje, qeveri dhe komunitete ftohen që të fikin dritat për një orë të shtunën me 25 mars 2017 në ora 20:30 dhe me këtë të tregojnë përkrahjen e tyre për veprime të qëndrueshme ekologjike. „Ora e Planetit Tokë“ ka filluar në qytetin – Sydney, Australi në vitin 2007 dhe deri në vitin 2016 u janë bashkuar qindra miliona njerëz nga 178 vende te botës dhe ka hyrë në histori si aksioni më i madh global vullnetar. www.earthhour.org 
Ora e planetit Toke 2015, Katedralja e Zagrebit
© Ratko Mavar Enlarge
Dubrovniku ne terr
© Nikša Duper, Dubrovački Vjesnik Enlarge
3D harta ne ndertesen e komunes se Beogradit
© WWF Enlarge
Earth Hour ne Mostar
© WWF Enlarge