Në Parkun Germia u mbajt Kampi “Dizajni dhe Natyra” | WWF

Në Parkun Germia u mbajt Kampi “Dizajni dhe Natyra”

Posted on 25 August 2017
Germia
© TOKA
PRISHTINA, KOSOVË – Qendra rekreative në parkun Gërmia në Prishtinë ishte shtëpi e dytë për 40 të rinjë nga e gjithë Kosova, ku gjatë javës së 18 deri me 24 gusht gushtit kanë marrë pjesë në Kampin Dizajni dhe Natyra.
 
Ku gjatë këtij kampi përmes aktiviteteve të ndryshme socializuese dhe edukative të rinjtë zhvilluan projekte për punë vullnetare të cilat do t’i implementojnë në komunat e tyre, përmes tyre të përmirësojnë hapësirat publike të gjelbra në Kosovë.
 
Fatjona Beka, nga Mitrovica, 16 vjeçare tha se ky projekt ju ka dhënë mundësinë për të shprehur kreativitetin dhe idetë e tyre qe kanë për natyrën.
 
“Është dita e pestë që po punojmë në grupe dhe është bërë një punë e madhe, jemi duke punuar në ndryshimin e disa lokacioneve në Prishtinë” tha Beka gjatë vizitës në kamp.  Ajo po ashtu tha se kampi i ka formuar dhe ju ka dhënë ide për të ardhmen, po ashtu janë argëtuar dhe kanë krijuar shoqëri të re.
 
Ky është viti i dytë me radhë që WWF Adria organizon kampet edukative në parkun Gërmia në partneritet me organizatën kosovare për talent dhe arsim – TOKA dhe komunën e Prishtinës.
 
Për Altin Krasniqin, 14 vjeqar nga Gjilani, me rëndësishmja është natyra.
 
“Natyra është shumë e rëndësishme për njeriun po ashtu për jetën, pa natyrë nuk do të kishim jetë, dhe pa oksigjen nuk do të ekzistonte asgjë, e pylli na e jep oksigjenin” theksoj Krasniqi.
 
“Është dashur që të jemi kreativ dhe të punojmë me produkte natyrore,” tha Krasniqi.
 
WWF Adria është duke e implementuar projektin fushor në Gërmi si pjesë e projektit “Zonat e mbrojtura për Natyrë dhe Njerëz”. Me programet e duhura edukative qe WWF ka zhvilluar se bashku me të gjithë partnerët, Parku Gërmia ka potencial që të shëndrrohet në kopsht botanik dhe shkollë për gjeneratat e ardhshme.
 
Redon Rezniqi, projekt menaxher për WWF Adria në Kosovë tha se u desh shumë punë dhe koordinim me të gjithë partnerët për të arritur në këtë pikë ku kemi bërë të mundur që fëmijët të luajnë dhe të mësojnë në Parkun e Gërmisë.
 
"Zonat e Mbrojtura për Natyrë dhe Njerëzit" është një projekt i rëndësishëm që do të zgjasë katër vjet dhe një nga komponentët më të rëndësishëm të projektit janë programet arsimore që kemi zhvilluar në partneritet me organizatën joqeveritare Toka ", tha Rezniqi. Qëllimi i kampit është që fëmijët të argëtohen dhe të mësojnë për rëndësinë e natyrës dhe biodiversitetit në Parkun e Gërmisë, shtoi Rezniqi.
 
Partnerët tjerë të kampit dhe që kanë qenë pjesë e organizimeve janë organizata VORAE “Voice of Roma, Ashkali and Egyptians”, komuniteti ”Termokiss” dhe studio e arkitekturës “Architecture for Humans”.
 
Teksti Ardian Nrecaj; WWF Adria


 
Germia
© TOKA Enlarge
Germia
© TOKA Enlarge
Germia
© TOKA Enlarge
Germia
© TOKA Enlarge