Konkursi për dhënien e granteve në kuadër të Programit të Grantit për Zonat e Mbrojtura | WWF

Konkursi për dhënien e granteve në kuadër të Programit të Grantit për Zonat e Mbrojtura

Posted on 24 January 2018
Crvena reka, Nacionalni park Pelister
© Perat Stavrev
Parku i Dinarideve (Parks Dinarides) - Rrjeti i Zonave të Mbrojtura Dinaride, së bashku me WWF Adria, shpallin një konkurs për dhënien e fondeve nga Programi i Grantit për Zonat e Mbrojtura.

Programi i Granteve për Zonat e Mbrojtura është i dedikuar për menaxherët e zonave të mbrojtura në rajonin e Harkut të Dinarikut për të përmirësuar marrëdhëniet dhe dialogun midis zonave të mbrojtura dhe komuniteteve të tyre lokale dhe për të ndërtuar partneritete në nivel lokal dhe rajonal.

Projektet në kuadër të këtij programi mund të zbatohen në nivel kombëtar dhe / ose rajonal në vendet e mëposhtme: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Kosova*, Mali i Zi, Maqedonia, Serbia dhe Sllovenia.
Prioriteti në dhënien e granteve u jepet zonave të mbrojtura - anëtarët e rrjetit të Parkut të Dinarideve si dhe parqe të tjera kombëtare, parqe natyrore dhe parqe rajonale nga tetë vende të rajonit të Dinarik.

Objektivi i Programit të Grantit për Zonat e Mbrojtura
Objektivi kryesor i thirrjes për projekt propozime është ndërtimi i një partneriteti ndërmjet zonave të mbrojtura dhe përfaqësuesve të komuniteteve lokale bazuar në parimet e përgjegjësisë, transparencës dhe pjesëmarrjes.
Objektivat specifike të thirrjes janë:
  • Përmirësimi i nivelit të bashkëpunimit ndërmjet zonave të mbrojtura dhe komuniteteve lokale në vendet e Harkut Dinarik;
  • Krijimi i strukturave / mekanizmave të përhershëm për komunikim dhe përmirësim të funksionalitetit të bashkëpunimit ekzistues midis institucioneve kompetente dhe shoqërisë civile në zonën e mbrojtur
  • Inkurajimi i qasjes proaktive në zonat e mbrojtura me përfshirjen e përfaqësuesve të komunitetit lokal në procesin e vendimmarrjes (planifikimi, zbatimi, monitorimi dhe vlerësimi i politikave që ndikojnë në menaxhimin e zonave të mbrojtura).
Fushat prioritare për Programin e Grantit për Zonat e Mbrojtura janë:
  • Vendimmarrja dhe ndikimi në vendimmarrje, 
  • Planifikimi i menaxhimit;
  • Komunikimi ndërmjet zonave të mbrojtura dhe komunitetit lokal;
  • Edukimi dhe bashkëpunimi me institucionet dhe organizatat lokale të arsimit;
  • Zhvillimi ekonomik;
  • Të drejta dhe mundësi të barabarta.
Shuma totale për financim nga Programi i Grantit është 100,000.00 EUR. Shuma minimale për grant / mbështetje për projekt është 3,000.00 EUR dhe shuma maksimale është 7,000.00 EUR. Të gjitha projektet e paraqitura janë të detyruara të kontribuojnë me minimum 30% të buxhetit të përgjithshëm.

Afati i fundit për dorëzimin e projekt propozimeve është 1 mars 2018.

* Ky përcaktim është pa paragjykim ndaj pozicioneve mbi statusin, dhe është në përputhje me rezolutën 1244/99 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe Opinionin e Gjykatës Nderkombëtare të Drejtësisë mbi Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës. 
Crvena reka, Nacionalni park Pelister
© Perat Stavrev Enlarge
Nacionalni park Durmitor, Crna Gora
© WWF/ Ivana Korn Varga Enlarge
Nacionalni park Valbona, Albanija
© WWF Enlarge
Nacionalni park Sutjeska
© WWF, Andrija Vrdoljak Enlarge
Parks Dinarides logo
© Leo Burnett Enlarge