Lumenjtë, liqenet dhe hapësirat moçalore | WWF

Lumenjtë, liqenet dhe hapësirat moçalore

Si ujë i ëmbël mund të definohet uji me më pak se 0,5 ppt kripë të tretur. (Uji detit ose ujërat e njelmëta kanë mbi 50 ppt). 
Burimet kryesore të ujërave të ëmbla janë shiu dhe bora.

Sistemet e ujërave të ëmbla janë lumenjtë, përrenjtë, liqenet, pellgjet, ujërat nëntokësore, ujërat e shpellave, burimet dhe moçalet. 

Ujërat e ëmbla na e mundësojnë ujin e pijshëm, shëndetësinë, bujqësinë, transportin, prodhimin e energjisë elektrike dhe rekreacionin. Po ashtu janë habitat për shumë kafshë dhe bimë. 
Ne nuk mund të jetojmë pa ujë të ëmbël. 
 
 rel=
Map showing drainage basins for the major oceans and seas; grey areas are endorheic basins that do not drain to the ocean.
© en.wikipedia.org/wiki/User:Citynoise

KU ËSHTË UJI?

Vetëm 3% e ujit në botë është ujë i ëmbël. Rreth dy të tretat e ujit në botë është i ngrirë në akullnajat në polet e tokës. Pjesa tjetër janë ujëra nëntokësor dhe vetëm 0,3% ujëra tokësor. 

 Liqenet me ujëra të ëmbël përmbajnë 7/8 e këtyre ujërave tokësore. Dhe vetëm një pjesë e vogël gjinden në lumenj. 

 Atmosfera përmban 0,04% të ujit.