Ndryshimet Klimatike | WWF

Ndryshimet Klimatike

Ngjarjet ekstreme si zjarret e mëdha, vërshimet, erozioni i tokës, stuhitë dhe nxehtësitë tropikale marrin vëmendjen e mediave dhe të publikut në përgjithësi. Analizat e statistikave tregojnë se këto dukuri janë rritë.  
 
Klima e tokës gjithmonë ka ndryshuar. Prej fillimit të revolucionit industrial, klima ka ndryshuar si rezultat i ndryshimit të kushteve të natyrës. Sot termin ndryshimet klimatike e përdorim kur flasim për ndryshimet klimatike që po ndodhin prej fillimit të shekullit 20, dhe janë shkaktuar si rezultat i aktiviteteve të njeriut.
 
Që nga viti 1990 bota ka përjetuar 12 vitet më të ngrohta që prej se bëhen matje dhe shënime të temperaturave. Prej më të ngrohtëve, 11 vitet më të ngrohta të shënuara kanë qenë: 1998. dhe 2005. (bashkë), 2002. i 2003. (bashkë), 2001., 1997., 1995., 1990. i 1999. (bashkë), 1991. i 2000. (bashkë). 
 
Është dëshmuar se ngrohja globale nuk ndodh vetvetiu por është pasojë e  ndikimit antropogjen. Në këtë moment temperatura mesatare e Tokës është për 0.8 shkallë më e ngrohtë se para revolucionit industrial, ose para se njerëzit të fillojnë të harxhojnë në masë të madhe karburantet nga fosili dhe të grumbullojnë dyoksid karbonin në atmosferë.
 
Dyoksid karboni (CO2), është gaz që lirohet me djegien e thëngjillit, naftës, derivateve të naftës dhe gazit të cilat më së shumti ndikojnë në ngrohjen globale. Rreth 22 miliardë tonë dyoksid karboni lëshohet në atmosferë çdo ditë, 700 tonë çdo sekondë!  
 
Ky trend i lirimit të dyoksid karbonit do të mund të rriste temperaturën mesatare të tokës për 1,4 deri 6,4 °C deri në fund të këtij shekulli. Besohet se rritja e temperaturës mbi 2 °C do të shpie në ndryshime të rrezikshme klimatike dhe ndikimit shkatërrues në  bimë dhe kafshë.