Pyjet tropikale, xhunglat, pyjet dhe drunjtë | WWF

Pyjet tropikale, xhunglat, pyjet dhe drunjtë

Kombet e bashkuara kanë shpallur vitin 2011, si vit Ndërkombëtar të pyjeve. WWF në pajtim me këtë ka planifikuar rritjen e mbrojtjes së pyjeve botërore.  
 
 rel=
Aerial view of mangrove forest, divided by the Nandamojo River, Junquillal Beach; Pacific coast of Costa Rica.
© Carlos Drews / WWF

PYJET NE NUMRA:

  • Pyjet mbulojnë 31% të sipërfaqes tokësore
  • Mbijetesa e 1,6 miliardë njerëzve varet nga pyjet
  • Pyjet janë shtëpi për mbi 300 milionë njerëz përreth botës
  • Tregtia me prodhimet nga pyjet në vitin 2004 është vlerësuar në 327 miliardë dollarë
  • Pyjet janë shtëpi për mbi 80% të diversitetit biologjik tokësor 

Jeta në pyje: përshkrim më i gjerë 

Nëse do ju pyeste dikush se cili është definicioni për pyjet, me siguri se do të mendonit për drunjtë…
Drunjtë dominojnë – janë organizmat më të mëdhenj të pranishëm në pyje, ka shumë dhe janë të pa lëvizshëm. Por pyjet janë komunitet jo vetëm i bimëve dhe kafshëve, por edhe i mikroorganizmave.
Kur përzihen faktorët abiotikë dhe jo të gjallë siç janë klima dhe uji, si dhe marrëdhëniet komplekse në mes të organizmave dhe mjedisit, vetëm atëherë mund të jemi më afër që vërtetë të kuptojmë këtë ekosistem.

Më shumë se dy të tretat e specieve tokësore të njohura
 
Më shumë se 30% e sipërfaqes së tokës është e mbuluar me pyje. Ato janë nder depot më të rëndësishme të diversitetit biologjik në tokë    

Pyjet dhe njerëzit


Njerëzit kane shumë të mira nga pyjet, duke përfshirë drunjtë qe përdorim, ushqim për kafshët, rekreacion, nevoja mjekësore edhe shumë tjera.  
Mbrojtësit e natyrës ende diskutojnë rreth definicionit teknik të pyjeve. Sipas organizatës së Kombeve të Bashkuara - The Food and Agriculture Organization – FAO, pyjet ende konsiderohen pyje edhe nëse mbetet pa drunje.

Ekosistemet e pyjeve

Pyjet janë ekosisteme shumë komplekse – sisteme biologjik me marrëdhënie te ndryshme të jetesës ambientale (bimë, kafshë dhe mikroorganizma) marrëdhënie me njëri tjetrin dhe me pjesën tjetër, jo të gjallë, pjesën anorgane ose abiote (toka, klima, uji, mbetjet organike, shkëmbinjtë).

 

Puna e WWF-it

WWF punon në mbrojtjen e pyjeve që nga themelimi para 50 viteve. Puna e tanishme është e drejtuar në mbrojtjen e pyjeve ekzistuese dhe punon ne partneritet që të promovohet pylltaria e qëndrueshme. 
  • Humbja e pyjeve dhe klimës
  • Ndryshimi i tregut
  • Program për pyje
  •  
	© (c) WWF