Iniciativa për energji të qëndrueshme në harkun Dinarik | WWF

Iniciativa për energji të qëndrueshme në harkun Dinarik

 rel=
Brana Jablanica na rijeci Neretvi
© Michel Gunther / WWF

Projekti DASHI i WWF-it

Që të zvogëlohen pasojat negative nga hidrocentralet ekzistuese dhe atyre të planifikuara në regjionin Dinarik, WWF Mediteran në vitin 2011 ka filluar projektin DASHI – Iniciativa për hidroenergji të qëndrueshme në harkun Dinarik.

Me fillimin e rritjes se numrit të hidrocentraleve dhe digave në regjion, projekti DASHI është i rëndësisë së madhe për sigurimin afatgjatë të ekosistemve në harkun Dinarik.
Qëllimi i projektit është të arrihet transformimi i mënyrës se si projektet hidro-energjike mendohen, planifikohen dhe aprovohen.

Qëllimet afatgjatë të projektit DASHI janë:

- zbutja e pasojave të kërcënimit më të madh ndaj ekosistemeve të harkut Dinarik – zhvillimi i hidroenergjisë;
- mbrojtja dhe ruajtja e habitateve më të mëdha në zonat me prioritet;
- që hidroenergjia e qëndrueshme të identifikohet si praktikë normale në zhvillimin hidroenergjisë në regjion;

Deri te rritja e projekteve për hidroenergji në regjionin e harkut Dinarik erdhi si kombinim i nevojave vendore, vështirësive ekonomike që përballet importi i energjisë si burim i rëndësishëm i të ardhurave, qasja në fonde të investitorëve të huaj dhe institucioneve financiare, si dhe burimeve të mëdha ujore. 
WWF-i nuk dëshiron që të reagoj vetëm në projekte të mëdha të ndërtimit dhe zhvillimit, por edhe të ndikoj në mënyrën se si menaxheret e ujërave marrin vendime, si investitorët investojnë, dhe mënyrat se si shoqëria civile merr pjesë në procesin e vendimmarrjes – sot dhe në të ardhmen.
Qëllimi i WWF-it është të mbrojë habitatet me prioritet në harkun Dinarik nga dëmtimi që vjen nga zhvillimi i hidroenergjisë, dhe zhvillimin lëvizjes dinamike dhe aktive civile për përkrahje praktikave të qëndrueshme në zhvillimin e hidroenergjisë në harkun Dinarik.

Lumenjtë: vijat e jetës së harkut Dinarik

Rivers: lifelines of the Dinaric Arc  
	© WWF

HARTA E LUMENJVE ME RËNDËSI NE HARKU DINARIK

 
	© WWF Adria
Habitatet me prioritet:

 
  • Këneta Hutovo: duke ju falënderuar diversitetit të saj të mrekullueshëm, Parku i natyrës Hutovo Blato është e njohur ndërkombëtarisht si kënetë me vlera të veçanta, kjo kënetë bën pastrimin e pjesës së poshtme të lumit Neretva . Në këto momente këneta Hutovo ka mungesë të madhe të ujit, sepse në lumin Neretva dhe Trebeshnjici egzsistojnë 10 hidrocentrale, dhe në të ardhmen është planifikuar ndërtimi edhe shtatë tjera. Po ashtu është planifikuar transferimi i ujit nga »Horizonti i lartë«, që do të zvogëlonte ende më shumë rrjedhjen e ujit në kënetën Hutovo.                                                                                                                                                                                                                 
  • Liqeni i Shkodrës:  liqeni më i madh në Ballkan, me kënetat qe e rrethojnë krijon habitate komplekse, që mundësojnë diversitet të madh të botës bimorë dhe kafshëve. Liqeni është një nga habitatet më të rëndësishme të peshkut dhe shpezëve në regjionin e Mediteranit. Në këtë lokalitet janë identifikuar mbi 280 lloje të zogjve dhe 50 lloje të peshqve. Mali i Zi dhe Shqipëria kanë planifikuar të ndërtojnë objekte të reja infrastrukturore brenda rrjedhjes së liqenit, duke përfshirë hidrocentrale, sisteme te ujitjes, që do të ndikojë nivelin e ujit dhe do të ndryshojë ekosistemin unik të Liqenit të Shkodrës.
 
  • Fusha e Livnos: me 46,000 hektarë fushë karstike është njëra ndër më të mëdhatë më botë. Fusha e Livnos është kombinim i kënetave, habitat i rëndësishëm për zogj, dhe livadheve ku rriten specie të rralla dhe endemike. Ndryshimi më i madh në hidrologjinë e fushës së Livnos ka ndodhur në vitin 1974 me ndërtimin e hidrocentralit Orllovac dhe tunelit të gjatë 12 kilometra që ka mundësuar devijimin e ujit në hidrocentralin në Kroaci. Si pjesë e këtij projekti është paraparë edhe faza e dytë që mund te shpie te shterja e burimit dhe gropave karstike në pjesën veri-perëndimore të fushës. Ndikimi në specie dhe habitatet që varen nga këto burime mund te jetë fatal.