Mbrojtja e „Vijës Evropiane të jetës“ | WWF

Mbrojtja e „Vijës Evropiane të jetës“

krijimi i rezervatit ndërkufitar të biosferës përgjatë danubit, dravës dhe murës  

Regjioni i lumenjve Danubi, Drava dhe Mura është zonë e rrallë me rëndësi për trashëgiminë natyrore dhe kulturore, dhe shtrihet në më shumë se 800,000 hektar dhe pesë shtete: Austri, Slloveni, Hungari, Kroaci dhe Serbi. Për shkak të pasurisë së madhe natyrore, të tre lumenjtë janë propozuar për mbrojtje si pjesë e rezervatit ndërkufitar të biosferës të UNESCO-s. Si pjesë e kësaj iniciative nga fillimi i vitit 2011 WWF Austria dhe Euronatur kanë filluar projektin me përkrahje financiare nga fondacioni MAVA.

 Pas tri viteve të zbatimit të projektit, është paraqitur nevoja për vazhdimin e tij. Nga pesë vendet – dy vende – Hungaria dhe Kroacia kanë arritur që të përmbushin nominimin pranë UNESCO-së, deri sa nominimi i Serbisë është duke u konsideruar, dhe Sllovenia dhe Austria ende janë duke mbledhur dokumentet për nominim. Pjesë e aktiviteteve të projektit është të ndihmohen shtetet në proces të nominimit, dhe besojmë se nominimi në tri shtetet tjera do të kryhet. WWF-i ka vazhduar me projektin ˝Mbrojtja e vijës Evropiane të jetës˝ ose si ne e quajmë – Amazona Evropiane.  

Qëllimi kryesor i projektit është të sigurohet mbrojtje dhe menaxhim i mirë i ekosistemit ndërkufitar të lumenjve Mura, Drava dhe Danubi, të ruhen vlerat kulturore dhe natyrore, dhe një jetesë më e mirë e banorëve të kësaj ane.
Aktivitetet e projektit janë drejtuar në përcjelljen e gjendjes dhe situatës së këtyre zonave lumore, sidomos në Kroaci dhe Hungari, me qëllimin e sigurimit të menaxhimit më të mirë me pak ndikim në vlerat natyrore. Që të jetë e mundshme menaxhimi i një zone kaq të madhe, është i domosdoshëm bashkëpunimi ndërkufitar dhe marrja e masave të përbashkëta menaxhuese. Për këtë WWF-i po punon ne lidhjen e institucioneve relevante në këto pesë vende, në shkëmbimin e informatave dhe fillimin e aktiviteteve të përbashkëta. Ideja e projektit është që kjo zonë lumore të bëhet markë dalluese e pesë vendeve nga ku do të ndërtohen të gjitha aktivitetet e ardhshme dhe do të jetë model i zhvillimit të komuniteteve lokale.

WWF-i me partnerët – Osijeki i Gjelbërt (Zeleni Osijek), shoqëria Kroate për mbrojtjen e zogjve dhe natyrës, liga e Dravës, Baobab, Franjo Koshqec dhe shoqëria për natyrën Drava – punon ne ruajtjen e lumenjve, duke u kujdesur që në lumenjtë e paprekur që janë krenaria e rezervatit, mos të ndodhin parregullsi dhe veprime të paligjshme si nxjerrja e rërës dhe ndërtime të panevojshme. Përfaqësuesit e këtyre organizatave vizitojnë rregullisht lumenjtë dhe kujdesen që të vazhdojnë të mbesin të paprekura.