Zonat e mbrojtura për natyrë dhe njerëz | WWF

Zonat e mbrojtura për natyrë dhe njerëz

 rel=
Nacionalni parkd Durmitor u Crnoj Gori
© Martin Šolar, WWF Adria
Në Tetor të vitit 2015 WWF Adria ka filluar projektin e quajtur „Zonat e mbrojtura për natyrë dhe njerëz“ (Protected Areas for Nature and People, PA4NP). Gjatë katër viteve WWF-i në vendet e regjionit të harkut Dinarik do të punojë me vendimmarrësit në temat e mbrojtjes së natyrës, duke kërkuar që të gjitha vlerat që ekosistemet sjellin të përfshihen në strategjitë zhvillimore të tetë vendeve: Shqipërisë, Bosnjë dhe Hercegovinës, Malit të Zi, Kroacisë, Kosovës*, Maqedonisë, Sllovenisë dhe Serbisë.
Si bashkëpunëtorë, WWF-i do të përdorë të mirat sociale dhe ekonomike të parqeve që menaxhohen mirë, do të mbledh argumente dhe informata të nevojshme për vendimmarrje dhe do të përkujtoj vendimmarrësit në obligimet nga dokumenti „Big Win për harkun Dinarik“, që shtetet e kanë pranuar në vitin 2013. Ky është kontribut i WWF-it për vendet e regjionit në arritjen e qëllimeve të Aichi që kanë marrë si obligim në vitin 2011, si pjesë e Konventës së Kombeve të Bashkuara për biodiversitetin.  

Do të identifikohen sektorët dhe vendimmarrësit kyç duke përfshirë sektorin e biznesit dhe duke zhvilluar bashkëpunimin me ta. WWF-i dhe partnerët kanë fakte me të cilat do të theksojnë rolin e parqeve dhe rëndësinë e shërbimeve të ekosistemeve të tyre për zhvillimin ekonomik në vendet e regjionit. WWF-i do të përdorë shembuj të praktikave të mira nga zonat e mbrojtura nga gjithë bota dhe do ti përdorë atje ku nevojiten, do të punojë ne teren me parqe të ndryshme që të mund të demonstrojnë vlerat e tyre.

SIGURIMI I DREJTAVE NJERËZORE

Komponentë me rëndësi e projektit është respektimi dhe sigurimi i drejtave bazë njerëzore, posaçërisht përmes parimeve:
- drejtën në informim,
- pjesëmarrjen e të gjitha grupeve shoqërore, posaçërisht atyre të cenueshme,
- jo-diskriminimit dhe barazisë,
- respektimin e principeve të përgjegjësisë dhe transparencës.
 
 
	© Sutjeska National Park
Perućica, prašuma u Nacionalnom parku Sutjeska (BiH)
© Sutjeska National Park
Projektin ˝Zonat e mbrojtura për natyrë dhe njerëz“ financon agjencioni Suedez për zhvillim Sida, dhe do zgjasë deri në tetor të vitit 2019. 

BROSHURA Për PROJEKTin

 rel=
Karakterističan predeo u Specijalnom rezervatu prirode "Gornje Podunavlje"
© Jaroslav Pap

Puna në teren

Prej fillimit do të mbahen aktivitete të ndryshme në parqe me të cilat WWF-i ka zhvilluar bashkëpunim të mirë përmes projektit të mëhershëm „Parqet e harkut Dinarik“. Në parkun kombëtar Una (BdheH) do të punojë në krijimin e modelit ku parqet janë gjenerator për zhvillimin e bizneseve të përgjegjshme ekologjikisht, përmes përkrahjes së ideve të krijimit të bizneseve të gjelbërta, hapjen e ekotregut, plasimin e produkteve lokale në treg dhe krijimin e brendeve te tyre. Në parkun kombëtar Sutjeska (BdheH) do të punohet në zhvillimin produkteve të qëndrueshme turistike që mund të shërbejnë si alternativ zhvillimeve të paqëndrueshme.  

Në Kosovë peizazhi i mbrojtur Gërmia do të zhvillohet si park urban, si shembull i zonave të njëjta në hapësira urbane për promovimin e mbrojtjes së natyrës përmes realizimit të programeve të informimit, edukimit dhe mobilizimit të qytetarëve. Parku kombëtar Biogradska gora (Mal të Zi) dhe Tara (Serbi) do të realizojnë iniciativën e përbashkët të vëzhgimit të arinjve si produkt turistik i qëndrueshëm për zhvillimin e turizmit të orientuar në natyrë përmes promovimit të masave të mbrojtjes dhe përmirësimit të habitateve të arinjve, dhe rritjes së vetëdijes së popullatës lokale për mbijetesën me arinjtë. Në Serbi do të përmisohet komunikimi me komunitetin lokal përmes krijimit të forumeve të grupeve të interesit. Parqet kombëtare Frushka Gora, Gjerdapi dhe Tara, rezervati special i natyrës Gornje Podunavlje dhe disa pjesë të të Avallës do të bëhen qendra edukimi për shkollat dhe vizitorët. Në vitin e dytë është planifikuar zhvillimi i aktiviteteve në Shqipëri.

 
 rel=
National park Una in Bosnia and Herzegovina
© Una NP

Inkurajimi i zhvillimit të „Parqeve Dinarike“

Me këtë projekt do të kontribuohet në angazhimin më të mirë të komuniteteve lokale në menaxhimin e zonave të mbrojtura. Do të inkurajohet zhvillimi i mëtejmë i rrjetit të zonave të mbrojtura Dinarike „Parqet Dinarike“, që ka rreth 54 anëtare dhe është krijuar në vitin 2014. Do të përpiqet që të forcohet bashkëpunimi brenda rrjetit si dhe potenciali për mësim brenda regjionit që të zhvillohen mundësitë e integrimit të mësimit në politikat nacionale dhe në nivel lokal.

Njëra nga aktivitetet e projektit është krijimi i një baze interaktive, ku një përdoruesi në mënyrë të kuptueshme ti tregoj të mirat që zonat e mbrojtura ofrojnë. Informatat dhe rezultatet e mbledhura përmes punëtorive dhe  vlerësimi i vlerave të zonave të mbrojtura (Protected Areas Benefit Assessment, PA-BAT) do të jetë pjesë e kësaj baze interaktive – është fjala për 22.000 informata të mbledhura nga 58 punëtori të mbajtura ne tetë vende të regjionit, ku kanë marre pjesë mbi 1300 njerëz. Qëllimi kryesor i bazës është të bart mesazhin kyç tek njerëzit në vendimmarrje, sektorit të biznesit, dhe të gjitha palët e interesuara, me qëllim që të mund ti përdorin për menaxhim më të mirë të zonave të mbrojtura.