Beteja ligjore e komunitetit lokal për mbrojtjen e Parkut Kombëtar të Luginës së Valbonës nga ndërtimi i hidrocentraleve | WWF

Beteja ligjore e komunitetit lokal për mbrojtjen e Parkut Kombëtar të Luginës së Valbonës nga ndërtimi i hidrocentraleve

Posted on 14 July 2017
Nacionalni park Valbona, Albanija
© WWF
Tiranë, Shqipëri – Fshatarët nga lugina e lumenjve të Valbonës dhe organizata jo-qeveritare TOKA kanë ngritur padi në Gjykatën e Parë Administrative të Tiranës kundër ndërtimit të dy hidrocentraleve në Parkun Kombëtar Lugina e Valbonës me 16 maj 2017. Ata përfaqësoheshin nga firma ligjore Kalo & Associates dhe përkrahen financiarisht nga WWF-i. Seanca e parë gjyqësore është mbajtur me 24 maj, dhe kjo padi është hap i madh në kampanjën e vazhdueshme të banorëve lokal dhe OJQ-ve të ndryshme. Ata veç se kanë arritur sukses duke ulur numrin e hidrocentraleve nga 14 në 6, por kampanja vazhdon sepse edhe nëse vetëm 6 do të ndërtohen do të shkatërrojë ekosistemin e luginës dhe do te dëmtojë bazën e zhvillimit të eko-turizmit, i cili ka filluar të lulëzoj. Në një regjion me 20,000 banorë dhe papunësi deri në 79% turizmi është opsioni më i mirë punësim dhe zhvillim të qëndrueshëm në regjion
 
Padia është ngritur ndaj katër institucioneve të ndryshme qeveritare, dhe gjate shtatë seancave gjyqësore të mbajtura para gjyqit disa nga këto institucionet deri tani nuk kanë dërguar përfaqësuesit ligjorë. Ministria e Ambientit dhe Bordi Ujor Drin-Bunë nuk kanë dërguar avokatët mbrojtës deri tani. Ministria e Energjisë, Këshilli Kombëtar Territorial dhe zhvilluesit e projekteve kontroverse, Kompania Energjetike Dragobia dhe Gener-2 si palët e 3ta në proces janë duke e përcjelle seancën për së afërmi. 
 
Disa nga organizatat ndërkombëtare kanë treguar interes të madh për rastin, Ambasadat e Gjermanisë dhe Francës, prezenca e OSBE-së dhe delegacioni i Kombeve të Bashkuara kanë përfaqësuesit e tyre në çdo seancë, duke u ulur në anën e paditësit ne gjykatë. “Ne jemi duke përcjellë këtë rast me interes dhe brengë shume të madhe,” tha njëri nga përfaqësuesit diplomatik prezent në seancë.
 
Gjykata përkrah të drejtat e shtetasve nën Konventën e Aarhusit
Përfaqësuesit ligjor të qeverisë dhe të kompanive të ndërtimit theksuan se qytetaret nuk kanë të drejtë ligjore të bëjnë padi edhe me qenë se janë të mbrojtur me Konventën e Aarhus të cilën e ka nënshkruar Shqipëria. Konventa e Aarhus-it i jep të drejtë publikut lidhur me qasjen në informacion, pjesëmarrje publike dhe qasje në drejtësi, në proceset vendimmarrëse të qeverisë për çështjet që kanë të bëjnë me mjedisore lokale, kombëtare dhe ndërkufitare.
 
Gjatë seancës së 3-të të mbajtur me 1 qershor Kalo & Associates shpjeguan dispozitat e Konventës Aarhus ashtu si janë te përfshira edhe ne legjislacionin Shqiptar. Avokati nga Kompania Energjetike Dragobia tha se popullata lokale nuk kanë të drejtë në mbrojtje ligjore, ose drejtë ankese. Por gjykatësi qartësoj pozicionin e tyre. “Pra ju po thoni se edhe nëse puna krijon dëme katastrofale ambientale, popullata nuk kanë të drejtë ankese,” pyeti gjykatësi. “Apsolutisht jo – nuk kanë të drejtë,” tha avokati. 
 
Vendimi i gjykatësit nje ditë me vonë lejoj të drejtat ligjore për komunitetin lokal të mbrojtura nga Konventa e Aarhus.
 
Gjykata lejon vazhdimin e punës, por edhe seanca gjyqësore vazhdon   
Me vazhdimin e rastit edhe dhoma e gjykatës është mbushur me më shumë vëzhgues, diplomatë dhe përkrahës lokal, si dhe media që presin zhvillime të reja dhe vendimin.
 
Ne kohën e njëjtë me padinë, paditësit kanë bërë kërkesë për ndalimin e menjëhershëm të punimeve deri ne përfundim të padisë. Ishte menduar se kërkesa do të refuzohej duke u bazuar në ngjarjet e kaluara, siç pritej në seancën e katërt të 2 qershorit gjykatësi refuzoj kërkesën e qytetarëve për të ndalur punimet. Ishte bërë ankesa në këtë vendim menjëherë me 7 qershor, e përkrahur me dëshmi konkrete për dëmet që janë bërë.
 
Dalin dëshmi të reja për punët ilegale
Gjatë seancës së pestë me 14 qershor doli një mundësi e re për të ndalur punimet, kur avokatët e Agjencisë për Zhvillim Kombëtar (AZhT) treguan se Kompania Energjetike Dragobia ka qenë duke punuar pa licencë valide për ndërtim që nga 28 maji 2017. Përfaqësuesit e Agjencisë theksuan se procesi i aplikimit për vazhdim të licencës nuk është aprovuar por është ende në pritje pasi Këshilli Territorial Kombëtar ende nuk e ka aprovuar vazhdimin e licencës.   
 
Avokatët e qytetarëve dhe OJQ TOKA theksuan për gjykatën se çdo punë e kryer pas datës së skadimit të licencës është ilegale. Sipas ligjit punimet duhet të ndalen menjëherë. Brenda 24 orëve pas seancës gjyqësore të avokatët përgatiten një letër për Inspektoratin Shtetëror për Energji dhe Pyje si dhe për Inspektoratin Kombëtar për Mbrojtje Territoriale duke kërkuar nga ata që menjëherë të kërkojnë dokumentet valide për leje për ndërtim dhe të ndalin punët e ndërtimit nëse ndërtuesi nuk i ka dokumentet.
 
Seanca e gjashtë gjyqësore u zhvillua më 30 qershor, dhe dëgjimi ishte i shkurtër, ku Këshilli Kombëtar Territorial konfirmoi se asnjë Leje Ndërtimi nuk ishte lëshuar ende për Ndërtuesin - duke dëshmuar se ata kanë punuar ilegalisht që nga 28 maji 2017.

Gjykata i pyeti paditësit nëse kishin për qëllim të paraqesin prova për dëmin mjedisor, megjithëse kjo nuk ka asnjë ndikim në bazën faktike të padisë, që është pavlefshmëria absolute e kontratës së koncesionit për shkak të parregullsive procedurale. Seanca u shty në pritje të paraqitjes së provave të reja.

Seanca e shtatë u mbajt më 12 korrik, ku avokati i kompanive Dragobia dhe Gener-2 paraqitën dëshmi të reja lidhur me shpenzimet e bëra nga kompanitë në kontekstin e investimit të tyre deri tani, sipas avokatit investimi i tyre tani ka arritur pothuajse 10 milionë euro. Avokatët paditës planifikojnë të kundërshtojnë të gjithë këto dëshmi si të parëndësishme në proces.

Gjatë kësaj seance u zbulua se Gjykata ka marrë dokumente nga Prefektura e Shkodrës duke treguar se Këshilli i Ujit të Ujërave Drin Bune po aktivizohet në këtë proces.
Nacionalni park Valbona, Albanija
© WWF Enlarge
Court hearing on Valbona case in Tirana
© WWF Enlarge
BRT on the Valbona River
© Jan Pirnat Enlarge
BRT on the Valbona River
© Jan Pirnat Enlarge
Protest concert in Valbona National Park
© Valbona Enlarge
Don't touch my Valbona
© Valbona Enlarge