Raporti mbi Gjendjen e Planetit 2016 | WWF

 

Lexoni Raportin e WWF-it mbi Gjendjen e Planetit 2016.

 

SHKARKO RAPORTIN

 

NEVOJITEN VEPRIME URGJENTE


Biodiversiteti global është duke u zvogëluar në përmasa alarmuese, duke vendosur në pikëpyetje dhe rrezik  mbijetesën e specieve tjera dhe të ardhmen tonë. Publikimi i fundit i Raportit të WWF-it mbi Gjendjen e Planetit na tregon për nivelin e rende te situatës – dhe si mundemi të fillojmë ta kthejmë mbare. Indeksi i Planetit zbulon se popullata globale e peshqve, zogjve, gjitarëve, amfibeve dhe zvarranikëve është ulur për 58 përqind në mes viteve 1970 dhe 2012. Ne mund të jemi dëshmitarë të zvogëlimit në dy të tretat në një gjysëm shekulli, nga 1970 deri me 2020 – po të mos veprojmë tani dhe të reformojmë ushqimin tone dhe sistemet e energjisë dhe të arrijmë dedikimet globale në adresimin e ndryshimeve klimatike, mbrojtjes së biodiversitetit dhe përkrahjes se zhvillimit të qëndrueshëm.

Nuk keni kohë të lexoni raportin  e plotë? Lexoni përmbledhjen.
 

SHKARKONI PERMBLEDHJEN

 

© Alffoto

HYRJA NE NJË EPOKË TË RE

Aktivitetet njerëzore janë duke shtyrë plantin tonë në një territor të panjohur. Në fakt, ka dëshmi të forta se ne kemi hyrë në një epokë të re gjeologjike e krijuar nga veprimet e njerëzve: “Anthropocene”. Banorët e planetit  – dukë përfshirë  Homo sapiens  – përballen me një të ardhme të pasigurt.

Humbja e biodiversitetit është vetëm një nga shenjat e paralajmërimit të një planeti në rrezik. Ecological Footprint (Gjurmet Ekologjike)– që bën matjen e përdorimit tonë të shërbimeve që gjenerohen nga natyra – tregon se ne jemi duke konsumuar sikur te kishim 1.6 të planetit në dispozicionin tonë. Si shtesë hulumtimi na sugjeron se ne kemi kaluar katër nga nëntë “Kufijtë e Planetit” – pragjet e sigurisë  që janë kritike për proceset e sistemit të Tokës që mirëmbajnë jetën në planetin tonë.

 

DREJT NJË TË ARDHME FLEKSIBILE

Nëse njerëzit mund të ndryshojnë planetin kaq thellësisht, kanë fuqinë edhe të kthejnë gjërat në rrugën e drejtë. Që do të kërkojë mënyra të reja të menduarit, metoda më të mençura të prodhimit, konsumim më të mirë dhe sisteme të reja të financave dhe të qeverisjes.   

Raporti mbi Gjendjen e Planetit ofron zgjidhje të mundshme – duke përfshirë dhe ndryshimet fundamentale që kërkohen nga sistemet globale të ushqimit, energjisë dhe financave që të arrihen nevojat e gjeneratave të tanishme dhe te ardhme.

© Kelly Sillaste / Getty Images / WWF

 

Downloadable Assets

 

Ne kemi vetëm një planet. Dhe duhet ta ruajmë.

 

Tell us!

We would love to hear from you on why you are downloading the LPR 

Too busy to read the full report? Read the summary

 

DOWNLOAD THE SUMMARY