Gjurmet Ekologjike | WWF
 
	© Alffoto

Gjurmet Ekologjike

Për më shumë se 40 vite kërkesat e njerëzimit ndaj natyrës kane tejkaluar atë që natyra mund ta rimbursoj. Neve na duhet kapaciteti regjenerues i 1.6 Tokave që të ofrojë burimet natyrore dhe shërbimet ekologjike qe ne jemi duke i përdorur për momentin.
Kjo është e mundur vetëm në afate të shkurta. Vetëm për në periudhë të shkurtë ne mund të presim drunj para se të rriten te rinjtë, përdorim më shumë peshk se sa oqeanet mund të riprodhojnë, ose të lëshojmë dyoksid-karboni në ajër më shumë se sa pyjet dhe oqeanet mund të absorbojnë. Pasojat e këtij tejkalimi janë të qarta: humbje të habitateve dhe specieve, dhe akumulimi i dyoksid-karbonit në atmosferë.
 
Gjurmët Ekologjike bëjnë mbledhjen e të gjitha shërbimeve ekologjike që njerëzit kërkojnë dhe që u nevojitet hapësire. Përfshin rajonet për prodhim biologjik (ose biokapacitet) që nevojitet për te korrurat, tokën për kullotje, rajonet për ndërtim, vendet për peshkim dhe prodhimet e pyjeve. Përfshin po ashtu edhe pyjet që nevojiten për absorbimin e dyoksid-karbonit të emetuar që nuk mund të absorbohet nga oqeanet. Karboni nga djegia e derivateve ka qenë komponenti kryesor i Gjurmëve Ekologjike për më shumë se një gjysmë shekulli dhe vazhdon të rritet.
 
Të dyja, biokapaciteti dhe Gjurma Ekologjike janë të shprehura një një njësit të përbashkët që quhet hektari global  (gha). Në vitin 2012, biokapaciteti i Tokës ka qenë 12.2 miliardë gha, ose 1.7 gha për person, deri sa Gjurmet Ekologjike të njerëzimit kanë qenë 20.1 miliardë gha, ose 2.8 gha për person. Gjurmët Ekologjike janë te shpërndara padrejtësisht, pasi qytetaret e vendeve me të ardhura më të mëdha janë duke vendosur presion më të madh në natyrë, pasi përdorin më shumë se pjesa e tyre e natyrës. Ne anën tjetër njerëzit nga vendet me të ardhura të ulëta kanë telashe që të përmbushin nevojat bazike.
 
Për më shume informata :  Global Footprint Network