Indeksi i Planetit | WWF
 
	©  Staffan Widstrand

Indeksi Planetit

Biodiversiteti i botës është në rënie alarmant, matjet nga Indeksi i Planetit (LPI) tregojnë se numri i popullatës së vertebrorëve është përgjysmuar në 40 vite.

LPI bën matjen e trendeve tek popullata e gjitarëve, zogjve, zvarranikëve, amfibet dhe peshqit nëpër botë tregon ulje deri 58 përqind në mes viteve 1970 dhe 2012. Nëse vazhdojnë trendet aktuale kjo ulje mund të arrijë deri në dy të tretat në vitin 2020.

 rel=
LPI INFO
© WWF

LPI i vitit 2016 tregon rekordet në numrin e madhësisë së popullatës ndër kohë për:
•              4,658 popullatave të vëzhguara nga  1,678  specie tokësore
•              3,324 popullatave të vëzhguara nga 881 specie nga ujërat e ëmbla
•              6,170 popullatave të vëzhguara nga 1,353 specie nga deti
 
Ka qasje në informatat rreth llojeve te rreziqeve për të treten e popullatave në rënie. Kërcënimet kryesore për këto popullata janë humbja dhe degradimi i habitateve, për shembull përdorimi i rajoneve natyrore për zgjerime bujqësorë, duke u përcjell më eksploatim të tepruar të specieve, siç është peshkimi i paqëndrueshëm. 
 
Popullata e specieve tokësore është zvogëluar për 38 përqind në mes viteve 1970 dhe 2012. Shumica e tokës është modifikuar nga njerëzit, që ka pasur ndikim të madh në biodiversitet.
 
Por zonat e mbrojtura mbulojnë 15.4 përqind të sipërfaqes së tokës , që ka zvogëluar uljen në indeksin tokësor kur krahasohet me ujërat e ëmbla dhe indikatorët e detit.
 
LPI për ujërat e ëmbla tregon rënien më të madhe, deri në 81 përqind në mes viteve 1970 dhe 2012. Kërcënimet kryesore janë humbja dhe degradimi i habitateve përmes ndikimeve direkt nga digat dhe përdorimi i paqëndrueshëm i ujit, dhe eksploatimi i tepërt.
 
Popullata e specieve detare është zvogëluar për 36 përqind në mes viteve 1970 dhe vitit 2012. Shumica e uljeve në LPI detare ka ndodhur në mes viteve 1970 dhe 1980, pas të cilave trendi stabilizohet.
 
Peshkimi i tepërt është kërcënimi më i shpeshtë, edhe me qenë se disa peshq janë duke treguar shenja të përmirësimit  për shkak të masave më të forta menaxhuese, shumica e rezervave të peshkut që kontribuon në kapjen globale të peshkut ose janë peshkuar plotësisht ose janë peshkuar tej masës.
 

Per me shume informata : Living Planet Index