BUKURITË E NATYRËS! | WWF

NDIHMONI TË MBROJMË BUKURITË E NATYRËS!

©: Mario Romulic

Ka shumë rajone të bukura të natyrës dhe specie ne Evropë. Disa nga to janë ujqërit, rrëqebullit, arinjtë dhe breshkat. Dhe të gjitha janë të mbrojtura nën Direktivën e BE-së për Zogj dhe Habitate, por ende ekzistojnë rreziqe të mëdha.
Duke ju falënderuar përkrahjes së madhe në Evropë ujqërit dhe rrëqebullit nuk janë në prag të zhdukjes, por ende janë në rrezik. Liderët tanë duhet për tu siguruar që natyra e egër e Evropës ka hapësirën dhe mbrojtjen e duhur. 

Në vitin 2015 kemi ngritur zërin për të mbrojtur natyrën gjatë kampanjës Të Mbajmë Natyrën Gjallë. Në muajt e ardhshëm do të ndajmë me ju informata për bukuritë e natyrës dhe si mund të ndihmoni qe ta mbrojmë.
Na ndihmoni që këto krijesa të mrekullueshme të mbesin në natyrën tonë dhe theksoni se do të vazhdojnë të mbesin!

Kjo video është prodhuar nga biologu Zenon Wojtas, i cili për këtë takim unik ka thënë:

"Vëzhgimi i rrëqebullit dhe ujkut në habitatet e tyre natyrale është e vështirë dhe e rrallë. Shumë shpesh kaloj muaj të tërë në mot të akullt që të vëzhgoj kafshët në natyrë. Ky takim është unik sepse na tregon harmoninë që ekziston në natyrë, ku predatorët mund të jetojnë në të njëjtin habitat pa dëmtuar njëri tjetrin. Mënyra se si ujku ecë ngadalë drejt rrëqebullit femër, dhe ajo kthen shpinën për ti mbrojtur këlyshët e saj, siç do ta bënte çdo nënë. Nuk ishte kjo luftë, ujku vetëm dëshironte të luante".

Pse gati është zhdukur rrëqebullit? Ku mund ta gjejmë dhe çka është ndërmarrë për ta mbrojtur këtë kafshë të druajtur dhe të bukur?
 

Më shumë informata

Mësoni më shumë për ujkun në Evropë, lexoni intervistat me ekspertë si dhe tregimet e njerëzve që janë mësuar të jetojnë më ujqër!

Më shumë informata