Ngrite Zërin e Natyrës | WWF

Evropa ka trashëgimi të pafund të regjioneve natyrore dhe specieve: pyjet e paprekura ne Bialowieza ne Poloni, liqene te bukura, oqeane, lumenj dhe kënetat Donana ne Spanjë, dhe me mijëra kafshe të rralla si macet e egra, arinj, breshka dhe balena.
Të kaluarit e kohës në natyrë dhe vlerësimi i pasurisë së zërave të natyrës na sjell përfitime të mëdha për shëndetin dhe mirëqenien tonë.
Ministrat Evropian të Ambientit dhe Komisioneri Juncker janë duke diskutuar për ndërrimet në Ligjet e BE-së për Natyrën, që për 25 vite kanë ndihmuar në mbrojtjen e trashëgimisë natyrore
 

WWF-i kërkon nga Komisioni dhe ministrat Evropian të ambientit që:

  • të sigurojnë implementim të plotë të këtyre ligjeve dhe

  • të merren me aktivitetet e paqëndrueshme ekonomike në zonat e mbrojtura të natyrës. 


Vendime të rëndësishme rreth së ardhmes së këtyre ligjeve do të merren në muajt në vazhdim.

Kënga juaj do të na ndihmojë që të ngrisim zërin e natyrës dhe të sigurohemi që ligjet për natyrën mos të ndërrohen por të implementohen kudo në Evropë. 
 
 

Bukuritë e Natyrës

© Think Digital / WWF
© Think Digital / WWF