Ora e planetit Tokë | WWF

Ora e planetit Tokë

Vitin 2015 do ta mbajmë në mend si më të ngrohtin në historinë tonë, por edhe një ndër vitet më me rëndësi për veprimet kundër ndryshimeve klimatike. WWF (World Wide Fund for Nature) si pjesë të Orës së planetit Tokë (Earth Hour) i fton njerëzit kudo në botë që të vazhdojnë të veprojnë dhe të jenë pjesë e lëvizjes globale kundër ndryshimeve klimatike. Ora për planetin Tokë 2016 do të mbahet të shtunën më 19 Mars prej orës 20:30.
 
Bota është në udhëkryq të ndryshimeve klimatike. Liderët botërorë janë takuar në fund të vitit të kaluar në konferencën historike të Parisit që të bashkohen në luftën kundër ndryshimeve klimatike. Këtë vit përmes Orës për planetin Tokë është rasti ynë që të tregojmë se çka mund të bëjmë që të zbusim ndryshimet klimatike dhe të ndërtojmë themele për një të ardhme më të mirë të planetit tonë dhe të gjeneratave të reja.
 
“Veprimet klimatike që ndërmarrim sot do të përcaktojnë se çfarë planeti na pret në vitet e ardhme. Ora për planetin Tokë ia mundëson çdo individi që të kontribuojë që ndryshimet klimatike të mbesin vetëm histori, përmes ngjarjeve, kampanjave interaktive ose medieve sociale“, tha Siddarth Das, drejtor gjeneral i Earth Hour Global.
 
Këtë vit mbahet për të dhjetën herë fikja e dritave, që nga Ora e parë për planetin Tokë në vitin 2007. Gjatë nëntë viteve të kaluara, WWF dhe ekipet e Earth Hour nga gjithë bota kanë përdorur fuqinë e kësaj lëvizjeje për të ngritur vetëdijen dhe ngritjen e fondeve për qasje në burime të energjisë së ripërtërishme, mbrojtjen e kafshëve dhe habitateve të tyre, dhe marrjen e masave për luftën kundër ndryshimeve klimatike përmes ligjeve dhe politikës.   
 
Në vitin 2016 Ora për planetin Tokë do të vazhdojë të përkrahë iniciativa lokale për ndalimin e ndryshimeve klimatike, duke përfshirë peticionin për përdorimin 100% të energjisë së ripërtërishme në Spanjë, mbrojtjen e pyjeve dhe diversitetin biologjik në Afrikë dhe gjetjen e një zgjidhjeje konkrete të problemit me smog në Azinë Juglindore, duke punuar me qeveritë sektorin privat dhe shoqërinë civile.
 
WWF fton të gjitha qytetet në Kosovë që të përfshihen në aktivitetin e fikjes së ndriçimit publik dhe atij dekorativ në vendet kyçe. Qytetarët po ashtu ftohen që të tregojnë se janë kundër ndryshimeve klimatike në profilet e tyre në mediat sociale: të përdorin hapësirat e tyre në Facebook dhe Twitter për të ngritur vetëdijen për ndryshimet klimatike duke vendosur filtrin e Earth Hour në fotot e profilit të tyre. Në këtë mënyrë përdoruesit e mediave me disa klikime të thjeshta mund t’u tregojnë miqve të tyre se brengosen për planetin tonë.
 
Që nga viti 2007 Ora për planetin Tokë ka mobilizuar kompani, organizata, qeveri dhe miliona njerëz të mbi 7.000 qyteteve dhe 170 shteteve me aktivitete për një te ardhme të qëndrueshme.     
 

Ora e planetit Tokë 2015.

 
	© Ratko Mavar
 rel=
3D maping na Skupštini grada Beograda
© WWF
  •  
	© WWF