WWF | WWF

WWF

Vizioni jonë

Ne besojmë se duke punuar së bashku në gjithë globin, mund të gjejmë zgjidhjet më të  mira për mbrojtjen e natyrës. Dhe kjo është një nga arsyet që ne ekzistojmë!
 
 
	© WWF
WWF 50th anniversary
© WWF

Të arriturat në 50 vite

Prej fillimit, kur është mbledhur grupi i entuziastëve të dedikuar dhe të dashuruar në natyrë, WWF-i është rritur në një nga organizatat më të mëdha dhe më të respektuara botërore për mbrojtjen e natyrës që përkrahet nga pesë milion njerëz dhe është aktive në më shumë se qindra vende dhe pesë kontinente.
 
 
 rel=
Man carrying yellowfin tuna
© WWF/ Jurgen Freund

Misioni jonë

WWF-i punon për një planet të gjallë dhe misioni jonë është që të ndalojmë degradimin e ambientit dhe të ndërtojmë të ardhme ku njerëzit do të jetojnë në harmoni me natyrën:

  • duke ruajtur diversitetin biologjik të botës
  • duke u siguruar që përdorimi i burimeve të ripërtërishme të natyrës të jetë i qëndrueshëm
  • duke promovuar zvogëlimin e ndotjes dhe harxhimeve të panevojshme.


Punojmë që të ulët ndikimi ekologjik i njerëzimit– sasia e tokës dhe burimeve të natyrës që përdoren për furnizimin me ushqim, ujë, dru, si dhe absorbimin e CO2 që e emitojmë. 

Nuk është fjala për largimin e njerëzve nga natyra, ose kthimin mbrapa në histori, ose pengimin e zhvillimit të shteteve dhe komuniteteve. Fjala është për gjetjen zgjidhjeve praktike për një planet të shëndetshëm. Planet ku gjeneratave të tanishme dhe të ardhme do tu mundësohet zhvillimi i përbashkët i njerëzve me natyrën në një ambient të qëndrueshëm. 
 

WWF SHKURT

WWF-i është një nga organizatat kryesore botërore për mbrojtjen e natyrës.

Është themeluar me 29.4.1961.

Zyra e parë është hapur në Shtator të vitit 1961 në qytetin Morges, në Zvicër.

Zyra kryesore e rrjetit të WWF-it quhet WWF International dhe gjindet ne qytetin Glandu, ne Zvicër.

Organizata ka përfaqësi në më shumë se 80 vende të botës.

Ka të punësuar rreth 6200 punëtorë të përhershëm.

Dhe krenohet me përkrahjen e më shumë se pesë milionë njerëzve.

Në 50 vitet e para të saj, WWF-i ka investuar rreth 11,5 miliardë dollarë Amerikan në më shumë se 13000 projekte.

Programi jonë

Puna e WWF-it fokusohet në diversitetin e mrekullueshëm të jetës në këtë planet, vendet e jashtëzakonshme ku jetojmë. Suksesi jonë është se ne mbrojtjes së natyrës u qasemi objektivisht me theks në hulumtimet shkencore, duke u fokusuar në të gjitha regjionet botërore me prioritet.  

  • Zonat e mbrojtura
  • Ujërat e ëmbla
  • Detet
  • Pyjet
  • Ndryshimet klimatike

Për të gjitha këto fusha WWF-i ka projekte konkrete dhe të specializuara.

Organizacije za očuvanje prirode širom svijeta pozivaju ICCAT da ne poveća kvote za ulov ... 
	© Frédéric BASSEMAYOUSSE / WWF Mediterranean
Organizacije za očuvanje prirode širom svijeta pozivaju ICCAT da ne poveća kvote za ulov plavoperajne tune u sljedećoj godini
© Frédéric BASSEMAYOUSSE / WWF Mediterranean

PRINCIPET TONA

Për të përmbushur misionin tonë, WWF-i ka zhvilluar këto principe. WWF-i do të:

  • jetë global, i pavarur, multikulturor dhe apolitik
  • përdor informatat më të mira shkencore në dispozicion për zgjidhjen e problemeve
  • kërkoj dialog dhe ju ikë konflikteve të panevojshme
  • ndërtojë zgjidhje konkrete për mbrojtjen e natyrës përmes projekteve në teren, iniciativave politike, ngritjes së kapaciteteve dhe arsimimit
  • përfshijë komunitetin lokal dhe popullatën autoktone në planifikimin dhe ekzekutimin e programeve në teren, duke respektuar nevojat kulturore dhe ekonomike
  • vazhdojë zhvillimin e partneriteteve me organizata tjera, qeveri, sektorin e biznesit dhe komunitetin lokal që të përmirësohet efikasiteti i WWF-it.
  • punojë në mënyrë efikase financiare dhe burimet e donatorëve do të përdoren sipas standardeve më të larta dhe me përgjegjësi.

RRJETI JONË

    •   Rrjeti jonë përbëhet nga 30 zyre kombëtare, 20 zyre të projekteve dhe katër            organizata të bashkuara WWF-it. Zbuloni se ku punojmë.