Çka bënë WWF-i | WWF

Çka bënë WWF-i

An organ-utan stretching its arm out and touching the knee of a crouched man beside it. rel=
CEO of WWF Malaysia, Dr Dionysius S.K. Sharma, with 2 orang-utans. Malaysia.
© WWF-Malaysia/Lee Mee See
Misioni i WWF-it është të ndalojë degradimin e ambientit në planetin tonë dhe të ndërtojë të ardhme ku njerëzit do të jetojnë në harmoni me natyrën.
 
Që të mund të arrijmë këtë, së bashku me shumë partnerë tanë po punojmë në mbrojtjen e shumëllojshmërisë biologjike dhe uljen e ndikimit njerëzor ne habitatet natyrore.
 
Vëmendjen tonë e kemi të drejtuar ne mënyrë strategjike në ruajtjen pjesëve dhe llojeve kyçe që janë të rëndësisë së madhe për habitatet e tyre dhe njerëz.
 
Punojmë edhe në atë që të zvogëlohet ndikimi ekologjik njerëzor – sasia e tokës dhe resurseve natyrore që janë të nevojshme për furnizimin tonë me ushqim, ujë, fibra dhe drunj, si dhe absorbimin e CO2 që emitojmë.
 
Nuk është fjala për largimin e njerëzve nga natyra. As kthimin ne të kaluarën. As ndalimin e zhvillimit të shteteve dhe komuniteteve.
 
Fjala është për gjetjen e zgjidhjeve praktike për një planet të shëndoshë.
 
Një planet ku edhe gjeneratave të tanishme dhe të ardhshme do tu mundësohet zhvillim i përbashkët i njerëzve dhe natyrës në një ambient.
 
Qëllimi është ruajtja e diverzitetit biologjik deri në vitin 2050.
 
Deri në vitin 2050 do të jenë plotësisht të mbrojtura vendet më të shquara në Tokë, që do te ndikojë për një të ardhme më të sigurt dhe të qëndrueshme.
 
 Qëllimi është të zvogëlohen mbetjet ekologjike deri në vitin 2050.
 
Deri në vitin 2050 mbetjet globale ekologjike të njerëzimit do të ruhen në kufi të kapaciteteve të Tokës për mirëmbajtje të jetës, e resurset natyrore të planetit tonë do të jenë të shpërndara në mënyrë të barabartë.