Çka janë inicialet WWF | WWF

Çka janë inicialet WWF

WWF- organizatë botërore për mbrojtjen e natyrës 

Kur është themeluar WWF-i në vitin 1961, inicialet ne gjuhen Angleze kanë qenë shkurtesë për World Wildlife Fund (Fondi botëror për mbrojtjen e natyrës). 
 
Deri sa gjatë viteve të 70-ta dhe 80-ta është zhvilluar organizata, po ashtu edhe WWF ka zgjeruar aktivitetet e saj me qëllim të mbrojtjes së natyrës, dhe jo vetëm në mbrojtje të disa specieve. Edhe me qenë se kemi vazhduar përdorimin e inicialeve të njohura, gjatë viteve te 80-ta emri është ndryshuar në „WWF - World Wide Fund for Nature“ (Fondi botëror për natyrën). Emri fillestar ka vazhduar të përdoret vetëm ne Amerikën Veriore.  
 
Megjithatë, në vende dhe gjuhë të ndryshme WWF përdoret thjeshtë si “WWF” që të mos ketë konfuzion dhe dykuptimësi.
 
Në pesë dekada, WWF është bërë njëra nga organizatat botërore më të respektuara, të mëdha dhe të pavarura për mbrojtjen e natyrës.
 
Me më shumë se pese milion përkrahës në pesë kontinente, WWF ka përfaqësues ne më shumë se 90 vende të botës, dhe mund të themi se kemi luajtur rol kyç në zhvillimin e lëvizjes ndërkombëtare për mbrojtje të natyrës. Duke filluar nga viti 1985 WWF ka investuar më shumë se një miliardë dollarë në më shumë se 12,000 projekte.
 
Të gjitha këto projekte kanë luajtur një rol të rëndësishëm në qëllimin e kampanjës për ndaljen e degradimit të ambientit ne Tokë, si dhe që të motivohen banorët të jetojnë në harmoni me natyrën.
 
Nga një grup i vogël entuziastësh dedikuar kafshëve të egra, WWF u zhvillua në një rrjet global që ka përkrahjen e njerëzve nga gjitha sferat e jetës, të cilët sikur WWF, brengosen për mirëqenien e planetit tonë.
 
The evolution of WWF's famous panda logo 
	© WWF
Ndryshimi i logos së famshme të WWF-it
© WWF