Pse e bëjmë këtë | WWF

Pse e bëjmë këtë

Vendimet, aktivitetet dhe jo-aktivitetet e njeriut gjatë dekadës së ardhshme do të definojnë të ardhmen e të gjitha gjallesave në planetin Tokë.

Diversiteti biologjik dhe habitatet natyrale në gjithë botën janë duke u zhdukur më shpejt se kurrë.

Pse? Sepse njerëzit janë duke përdorur ujin, pyjet, kafshët e egra dhe burimet tjera natyrore më shpejtë se ato mund të ripërtërihen; janë duke ndotur dhe ndryshuar habitatet natyrore, si dhe klimën a tërë planetit.  

Kjo shkatërron ekosistemet që neve dhe gjithë jetën e gjallë e furnizon me ujë te pijshëm, ushqim, ajër të pastër; dhe ofron strehim… 

Miliona njerëz, si në vende të pasura dhe të varfra, po ndiejnë pasojat – pasiguri për ushqim dhe ujë të sigurt, katastrofa natyrore dhe sëmundje të shpeshta.

Nëse vazhdojmë në këtë drejtim, gjërat do të përkeqësohen.

Planeti jonë ka ardhur në pikë kritike…