Raporti mbi energjinë | WWF

Raporti mbi energjinë

Për dy vite WWF ka përgatitur raportin për energjinë që përfaqëson një vizion që parasheh deri në vitin 2050 bota plotësisht do të mbështetej në përdorimin e energjisë së ripërtërishme.
Raporti përbëhet nga dy pjesë. Në pjesën e parë është diskutimi për skenarin e detajuar të hulumtimit, që është i prezantuar në pjesën e dytë. Diskutimin e udhëheq partneri jonë në projekt Ecofys.

Deri në vitin 2050 do të mund të prodhojmë krejt energjinë e nevojshme nga burime të ripërtërishme. Kjo do të rregullonte shumicën e problemeve që ndërlidhen me ndryshimet klimatike dhe përdorimin sa më të vogël të lëndëve djegëse nga fosilet. Më me rëndësi është që të rriten masat për ruajtjen e energjisë në gjithë sektorët. Mund të themi se ky kalim jo vetëm që është i mundur por edhe fitimprurës dhe që siguron energji që është e përballueshme dhe që është e prodhuar në mënyrë të qëndrueshme për ekonominë botërore dhe planetin.

Energji të pastër për planetin tonë
 
Bota duhet të tejkalojë paradigmat e energjisë të jo-qëndrueshme ku gjendet për momentin, në një të ardhme që do të lëvizë me energji të ripërtërishme. Vetëm me këtë mund të evitojmë pasojat e tmerrshme të ndryshimeve klimatike.
 
Studimi WWF-it për energjinë tregon se këtë të ardhme e kemi shumë afër dhe ofron një njohuri kyçe se si është e mundur të realizohet.
 
Rishqyrtim i qëndrimeve të ekspertëve konvencionalë
 
Gjithmonë e më shumë liderë nga politika botërore, sektori i biznesit, mediat dhe shoqëria civile janë duke rishqyrtuar qëndrimet e ekspertëve konvencional rreth të ardhmes së energjisë botërore, si dhe skenarët e tyre të  zakonshëm, dhe kanë filluar kërkimin serioz për qasje më reale.
 
Shpjegimet e tyre janë të qarta: minimizimi i ndikimit në ndryshime klimatike kërkon zvogëlim të rëndësishëm të emetimit të gazrave në nivel global, sa më herët që është e mundshme.
 
Bota ka ardhur ne pikën e fundit sa i përket përdorimit të naftës dhe gazit. Kompanitë e naftës dhe gazit janë duke gropuar thellë e më thellë, duke kërkuar burime alternative duke shkaktuar katastrofa ekologjike dhe sociale. Thëngjilli ende gjendet lehtë, por përdorimi i tij është i dëmshëm për shkak të emetimit të gazrave që ndikojnë në klimë. Bota nuk mund të mbështetet ne paradigmat e vjetra energjetike si dhe në varësinë në lëndët djegëse me fosile.
  
Skenar i mundshëm global
 
Raporti mbi energjinë i prodhuar në bashkëpunim në mes WWF-it dhe Ecofys hap një hapësirë të re në debatin për energjinë: sistem të mundshëm ku deri në gjysmën e këtij shekulli krejt energjia të vjen nga burime të ripërtërishme.
Raporti për energjinë bashkon strategjitë dhe mundësitë teknologjike që janë veç të provuara ose të përdorura me qëllim të krijimit të një skenari të mundshëm global. Shumicën e përgjigjeve i kemi në dispozicion. WWF-i dëshiron të ndihmojë në ndërrimin e paradigmës së “vjetër” për energjinë industrial dhe krijimit të një rruge të re për të ardhmen.
Raporti për energjinë ofron një skenar të hulumtuar detajisht për një vizion alternativ për energjinë e së ardhmes dhe shpjegime se çka ky skenar përfaqëson për shoqërinë në përgjithësi. 

Cfarë kuptimi do të ketë?
 
Në vitin 2050 energjia më dominante që do të jetë në dispozicion konsumatorëve pa dallim se ku jetojnë do të jetë energjia elektrike. Ky lloj i vlefshëm i energjisë është lehtë i transmetueshëm dhe i zbatueshëm. Por, transmetim efikas i energjisë do të thotë investim në rrjete të rrymës më efikase dhe të “mençura.” Efikasiteti maksimal energjetik do të jetë qëllimi kryesor i të gjitha aktiviteteve ekonomike. 
Fakti se skenari nga Raporti për energjinë merr në konsideratë vetëm teknologjitë që janë për momentin në dispozicion, tregon për rëndësinë e hulumtimeve dhe zhvillimeve në të ardhmen. Një ndër fushat që më së shumti kërkon hulumtim dhe zhvillim është lëndët djegëse të lëngëta, dhe duke parashikuar se ky lloj transporti do të përdorët gjithnjë e më shumë, do të duhet të rregullojmë këtë me ndihmë të lëndëve djegëse biologjike. 
 
Qasje e drejtë dhe barabartë
 
  • 1.4 miliardë njerëz nuk kanë qasje në furnizim më energji të sigurte për nevojat bazike siç janë shëndetësia dhe edukimi.
  •  Rreth 2.7 miliardë njerëz janë të varur nga furrat e paqëndrueshme me biomasë që shërbejnë për ushqim dhe gatim.
  • Deri në  2 milionë njerëz vdesin në vjet nga helmimet me gazrat helmuese që këto furra prodhojnë.
  • Një botë që dëshiron një të ardhme të barabartë për 9 miliardë njerëz, që vlerësohet se do të jenë, duhet të gjejë zgjidhje të qëndrueshme për këtë problem. 
 
	© © Wild Wonders of Europe / Inaki Relanzon / WWF
Faqja e parë e raportit
© © Wild Wonders of Europe / Inaki Relanzon / WWF

A ja vlenë?

Kur të krijohet infrastruktura për furnizim me energji, harxhimet e sistemit të rinovuar do të jenë ndjeshëm më të ulëta në krahasim me sistemin ku në mënyrë të vazhdueshme përdoren lëndë djegëse nga fosilet. Dhe kjo nuk përfshin edhe kursimet nga ulja e ndikimit në ndryshimet klimatike.

Në raportin për energji nuk janë vetëm parashikime të thjeshta, por janë për definimin e rrugës drejt një të ardhme pozitive dhe të mundshme – me vetëdijen për nevojat për veprime të shpejta dhe efikase kundër ndryshimeve klimatike.

Raporti është krijuar me qasjen e tij konservative, dhe mbështetet vetëm ne teknologjitë ekzistuese dhe në mënyrë të qartë identifikon sfidat. Po ashtu është optimist sepse tregon se me përpjekje të caktuara në revolucionin industrial të tretë mund të transformojmë sistemin tonë energjetik në të mirë të gjithëve.