Raporti mbi gjendjen e planetit | WWF

Raporti mbi gjendjen e planetit

 rel=
Living Planet Report 2014
© ESA
Dhjetë vendet me ndikimin më të madh ekologjik për kapita janë: Kuvajti, Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe, Danimarka, Belgjika, Trinidad dhe Tobago, Singapuri, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bahreini dhe Suedia.  
 
Raporti mbi gjendjen e planetit (Living Planet Report) është analizë shkencore mbi shëndetin e planetit tonë dhe mbi ndikimet e aktiviteteve njerëzore në planet.   
 
Gjetja kryesore e këtij raporti?
 
Kërkesat e njerëzimit tejkalojnë aftësinë e zhvillimit të qëndrueshëm në planet. Me fjalë tjera, Ne kërkojmë më shumë se që mund të kemi.
Raporti i fundit mbi gjendjen e planetit është publikuar me 30.09.2014.
 
 
 rel=
Deseto izdanje WWF-ovog Izvještaja o stanju planeta
© WWF
Diversiteti biologjik botëror është në rënie të madhe, por ende ka zgjidhje, thotë WWF në “Raportin mbi gjendjen e planetit.”

Popullata e kafshëve të egra është zvogëluar për gjysmë në 40 vitet e fundit, thotë raporti i fundit i WWF-it mbi gjendjen e planetit në vitin 2014. Sipas studimeve të fundit rreth gjendjes së planetit, hulumtime që bëhen çdo dy vite, humbja e vazhdueshme e popullatës së bimëve dhe kafshëve kërkon zgjidhje urgjente të përbashkëta dhe të qëndrueshme që të mund të shpëtojmë planetin tonë ashtu si është.
 

Ndikimi ekologjik po rritet

Deri sa humbjet në diversitetin biologjik në botë janë në nivel kritik, Raporti mbi gjendjen e planetit 2014 thekson se një menaxhim i efektshëm i zonave të mbrojtura mund të ndihmojë botën bimorë dhe të kafshëve. Nepali për shkak të rritjes së numrit të popullatës së tigrave ne vitet e fundit është shembull i mirë.

Kërkesat e njerëzimit janë 50% më të mëdha se sa natyra mund të rigjenerohet. Kjo dmth që jemi duke shpyllëzuar më shpejtë se sa drunjtë mund të rriten, burimet e ujërave te ëmbla jemi duke i shpenzuar më shpejtë se mund të rigjenerohen, jemi duke emituar dioksid-karboni (CO2) më shpejtë se proceset natyrore mund ta largojnë në biomase dhe në detëra.

„Borxhi Ekologjik“ është sfida kryesore e shekullit 21 sepse gati tri të katërtat e popullatës botërore jeton në vendet që janë duke luftuar me deficite ekologjike dhe me të ardhura të vogla. Limitimet në resurse kërkojnë që ne të fokusohemi në përmirësimin e mirëqenies njerëzore në mënyra tjera, jo vetëm për mes rritjes ekonomike.

Ndarja e relacionit në mes ndikimit ekologjik dhe zhvillimit është prioriteti kryesor global i theksuar në raport. Deri sa ndikimi ekologjik për capita në vendet me të ardhura të mëdha është pese herë më i madh se në vendet me të ardhura më te ulëta, hulumtimet kanë treguar se është e mundur të arrihet rritje e standardit jetësor me shpenzime të qëndrueshme të burimeve. 

Dhjetë vendet me ndikimin më të madh ekologjik per capita janë: Kuvajti, Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe, Danimarka, Belgjika, Trinidad dhe Tobago, Singapuri, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bahreini dhe Suedia.  

Ndërlidhja me ndryshimet klimatike  

Emetimet globale të dioksid-karbonit (CO₂) – janë shkaktari kryesor i ngrohjes globale – dhe janë duke ndikuar në diversitetin biologjik dhe biokapacitetet e planetit, dhe në mirëqenien njerëzore, sidomos në raport me furnizimin me ushqim dhe ujë.

Raporti vjen disa muaj pas studimit të Kombeve të Bashkuara, që tërhiqen vërejtjen në rritjen e ndikimit në ndryshimet klimatike dhe jepte dëshmi që ndryshimet klimatike janë duke ndikuar në shëndetin e planetit tonë. Më shumë se 200 lumenj botëror që ofrojnë strehim për mbi 2,5 miliardë njerëz, kanë mungesa të mëdha të ujit më së paku një muaj çdo vit.

Pasi gati se një miliardë njerëz vuajnë nga mungesa e ushqimit, raporti tregon se ndryshimet klimatike, në kombinim me ndryshimet ne dedikimin e tokës, rrezikon diversitetin biologjik dhe mund të dërgojë tek mungesë më e madhe e ushqimit.

Negociata konstruktive për marrëveshje ndërkombëtare për klimën është njëra prej mundësive që janë për të kontrolluar këto trende negative. Një marrëveshje globale do ti hapte rrugë krijimit të një ekonomie me dioksid të ulët duke marrë parasysh se përdorimi i lëndëve djegëse nga fosilet është faktori kryesor në ndikimin ekologjik.
 
Si mund të shërojmë planetin?

Dokumenti i WWF-it „Perspektiva e planetit“ tregon se si çdo kënd i botës mund të kontribuojë në mbajtjen e ndikimit që të mos tejkalojmë resurset e planetit tonë, që të mund të lejojmë tokës ripërtëritjen. Duke përcjelle këtë program të WWF-it, shoqëria mund të fillojë ndërrimin e trendëve që theksohen në Raportin mbi gjendjen e planetit 2014.

„Pa natyrë nuk ka mbijetesë, ajo është fillimi i prosperitetit. Të gjithëve na duhet ushqimi, uji i pastër, ajri i pastër, kudo që jetojmë në botë. Në kohën kur ka kaq shumë njerëz që jetojnë në varfëri, është me rëndësi që të punojmë së bashku të gjejmë zgjidhje që do të jetë e mirë për të gjithë,“ tha Remeta.


 

Video: Spjegimi problemit

Serija e videove të shkurta rreth disa pyetjeve të shtruara në raport.
  •  
	© Wordle