Raporti mbi pyjet | WWF

Raporti mbi pyjet

Gjatë vitit 2011, që është shpallur viti Ndërkombëtar i pyjeve, WWF publikon raportin mbi pyjet si pjesë e bisedimeve një vjeçare me partnerët, vendimmarrësit dhe sektorin e biznesit mbi atë se si të mbrojmë, ruajmë, të ketë përdorim të qëndrueshëm si dhe të menaxhohen pyjet në shekullin 21.  

 Sumatran orang utan (Pongo abelii). LFR11 rel=
WWF Living Forests Report
© naturepl.com /Anup Shah / WWF

Në vitin 2000 bota ishte përafërsisht kaq e pasur me pyje tropikale. 
 

Shkarkoni kapitullin e parë të raportit mbi pyjet

LFR11 rel=
Equatorial map showing forested areas in 2000.
© WWF / IAASA
Nëse nuk ndërmarrim asgjë, si dhe nëse vazhdojmë ti shpyllëzojmë pyjet aq shumë sa bëjmë sot, deri në vitin 2100 do mbesin kaq pyje. 
LFR11 rel=
Equatorial map of forested area of the world in 2100 if we carried on at 2010 rates of deforestation.
© WWF / IAASA

WWF propozon një metodë të re të shpyllëzimit të pyjeve ku dallimi në mes asaj se sa pyje shpyllëzojmë ose degradohen dhe atyre që pyllëzojmë të jetë ZERO (ZNDD – zero net deforestation and forest degradation). Kjo do të ishte pikë reference botërore për evitimin ndryshimeve të rrezikshme klimatike dhe ngadalësimin e humbjes së diverzitetit biologjik. 
 

ZNDD: Çfarë do të thotë?


Që te kuptoni se çka ZNDD është në praktikë, WWF në bashkëpunim me Institutin Ndërkombëtar për analiza të aplikueshme (IIASA) kane zhvilluar Modelin e pyjeve të gjalla. Ky model na lejon që të hulumtojmë skenarë të ndryshëm për përdorim të ndryshëm të tokës në botë. Kjo llogarit efektin e faktorëve të ndryshëm si rritjes së popullsisë ose kërkesat konsumuese dhe përshkruan pasojat e mundshme në fusha kyqe sikur prodhimi i ushqimit, ndryshimet klimatike, diversitetin biologjik, çmimin e të mirave dhe zhvillimin ekonomik.

  • Është e mundur të arrihet ZNDD deri në vitin 2020 me udhëheqje më të mirë dhe përdorim më të mirë të sipërfaqeve që nuk janë të mbuluara me pyje. Nëse nuk kemi sukses, dhe të përdorim pyjet në masë të madhe.
  • Mirëmbajtja e ZNDD-së pas vitit 2030, kur edhe pritet rritje e ndikuese e popullatës dhe të ardhurave, do të kërkohet që pylltaria dhe bujqësia të prodhojnë më shumë duke përdorur më pak tokë dhe ujë, si dhe forma të reja të shpenzimit që mund të mbulojnë nevojat e të varfërve duke zgjidhur problemet me mbeturinat dhe konsumimit të tepërt. Me këto ndryshime, ZNDD mund të mirëmbahet pa krijimin e mungesave në ushqim, drunjtë, materialeve biodegraduese dhe bioenergjisë.

 

  • Me shtyrjen e ZNDD-së deri në vitin 2030 ose ndërmarrjes së disa „gjysmë-masave“ do të na dërgojë në humbje të mëdha dhe të pakthyeshme në diverzitetin biologjik dhe shërbimet e ekosistemeve. Që të ndalojmë vazhdimin e ndryshimeve klimatike duhet të zgjedhim problemin e emetimit te gazrave qe shkaktohet nga shpyllëzimi dhe humbja e pyjeve. Sa më shumë që vonojmë aplikimin e kësaj mënyre, aplikimi i saj do të bëhet më i vështirë.
WWF dëshiron një të ardhme ku ndikimi njerëzor global mbetet Brenda kufijve ekologjikë të Tokës, dhe ku burimet natyrore të planetit janë të ndara në mënyrë të barabartë. Njerëzit kudo mund të kenë jetë të lumtur dhe të shëndosh duke përdorur pjesën e tyre të burimeve të Tokës dhe duke lejuar hapësirë për botën bimorë dhe të kafshëve dhe peizazhet natyrore.
Besojmë se pyjet janë pjesë vitale e këtij vizioni tonë. Kështu që duhet ndaluar shpyllëzimin dhe degradimin e tepruar të pyjeve.
 
 rel=
Mješovite šume u NP Sjeverni Velebit
© © Gérald Hibon / WWF

Mbrojtja e pyjeve është e mundur dhe është urgjente!

Por nuk është aq e lehtë.

Ballafaqohemi me zgjidhje dhe kompromise të pa favorshme, dhe WWF-i nuk i dinë të gjitha përgjigjet.  

Por pyetjet e shtruara në Raport mund të ju shërbejnë gjeneratave të ardhshme, dhe jo neve qe të veprojmë menjëherë.