Të arriturat në 50 vite | WWF

Të arriturat në 50 vite

Prej fillimit, kur është mbledhur grupi i entuziastëve të dedikuar dhe të dashuruar në natyrë, WWF është rritur në një nga organizatat më të mëdha dhe më të respektuara botërore për mbrojtjen e natyrës që përkrahet nga pesë milion njerëz dhe është aktive në më shumë se qindra vende dhe pesë kontinente.

Gjatë kësaj kohe, drejtimi i WWF është zhvilluar nga aktivitetet lokale te koncentruara ne gjallesa të veçanta dhe habitatin e tyre në strategji ambicioze për ruajtjen e diverzitetit biologjik dhe arritjes së një zhvillimi të qëndrueshëm në gjithë botën. 
 
Evoluimi i WWF-it
 
Me rastin e festimit të ekzistimit për gjysmë shekulli, WWF ka përkujtuar sukseset më të mëdha. Kjo vijë kohore vetëm ka ndarë ngjarjet më të rëndësishme nga shumë suksese të WWF-it – puna me partnerë të shumtë, duke përfshi shkencëtarë, menaxhere të zonave të mbrojtura, komunitetin lokal, qeveri, organizata tjera për mbrojtjen e natyrës si dhe sektorin e punësimit – që janë arrite dhe vazhdojnë të ndikojnë për një botë ku njerëzit jetojnë në harmoni me natyrën. Këtu vetëm kemi ndare disa ngjarje ndër dekada, më detajisht për të gjitha vitet mund të lexoni këtu.

1960

 
Në dekadën e parë WWF ka mbledhur më shumë se 5,6 milion dollarë – shumë e madhe për vitin 1960. 
 
Duke marr parasysh njohuritë shkencore të atëhershme këto para janë shpërndarë si përkrahje për 356 projekte për mbrojtjen e natyrës kudo në botë si hulumtime, lufta kundër gjuetisë ilegale dhe edukim. Shumë nga kafshët dhe habitatet që janë përkrahë atëherë me ato para janë bërë simbol i mbrojtjes së natyrës dhe janë ende në fokus të punës së WWF-së. Kjo thirrje për grumbullim të parave ka qenë hera e parë që mbrojtja e natyrës është bere temë publike.

1970

 
Edhe me qenë se WWF gjatë viteve të 70-ta ka vazhduar të jetë i fokusuar në ruajtjen e gjallesave dhe ambientit, kjo qasje kishte filluar të ndryshoj.
Në vend të përkrahjes ad hoc të projekteve individuale, WWF kishte filluar me dhënien e përkrahjes projekteve në mbrojtjen e natyrës që mbulonin gamë të gjerë ose më shumë lloje të qëllimeve të tyre.
Si pjesë të punës, WWF kishte shtuar bashkëpunimin me sektorin qeveritar dhe me marrëveshjet ndërkombëtare për natyrën, kështu që kishte filluar të mirret me burimin e kërcënimeve ndaj natyrës.
 

1980

 
Deri në festimin e 20 vjetorit, WWF kishte ndihmuar në krijimin dhe menaxhimin e zonave të mbrojtura në pesë kontinente duke mbuluar 1% te Tokës.
Edhe me qenë se të arriturat e atëhershme kanë qenë impresive, organizata kishte kuptuar se zonat e mbrojtura dhe dedikimi në raste krizash të njerëzve të punësuar ne mbrojtjen e natyrës janë shumë të rëndësishme por jo të mjaftueshme. Me zgjerimin e prezencës ne skenën botërore dhe me projektet e tyre WWF kishte filluar me promovimin ideve të themeluesve të saj: mbrojtja është në interes të njerëzve dhe duhet të integrohen me zhvillimin dhe jo të jetë ne konflikt me zhvillimin. Këto koncepte kanë qenë themel i zhvillimit të vazhdueshëm, filozofisë që tash përkrahë mbrojtjen, zhvillimin si dhe strategjive të korporatave. 
 

 

1990
 

Në vitet e 1990-ta u shtri ideja për ndërlidhjen në mes ambientit, aktiviteteve njerëzore dhe mirësisë njerëzore, si dhe vlerat e diverzitetit biologjik dhe kërcënimet nga ndryshimet klimatike,
Të gjitha këto probleme kanë qenë të përfshira në qëllimin e misionit të WWF nga viti 1990 dhe që atëherë kanë formësuar punën e organizatës në teren si dhe në fushën e ligjit. Me largimin nga projektet e bazuara në vende të caktuara duke vazhduar drejt një qasjeje me te bashkuar, WWF krijoi strategjinë globale për mbrojtjen e natyrës që kishte drejtuar fokusin ndaj ekoregjioneve më të rrezikuara botërore në pesë fusha kyçe – specieve, pyjet, mbrojta e detit dhe ujerave të ëmbël, ndryshimet klimatike dhe kimikateve toksike. Në vazhdim me ndërlidhjen shumëvjeçarë me partnerët tradicional nga mbrojta e natyrës, WWF kishte filluar në mënyrë më aktive të përfshinte sektorin e biznesit si dhe partnerë të rinj me qëllim të përdorimit qëndrueshëm të resurseve.

2000
 

Ne fillim të shekullit WWF kishte zhvilluar ambiciet për ndërrime që shkojnë drejt mbrojtjes afatgjate, zhvillimit të qëndrueshëm dhe stile të jetesës të qëndrueshme.
 Me dy qëllimet, mbrojtjen e biodiverzitetit dhe uljen e mbetjeve ekologjike njerëzore, organizata është mbështetur ne forcat e përbashkëta dhe ekspertizën e tyre të rrjetit botëror që të krijojë partneritete të reja që do të integronin mbrojtjen në teren, ligje me influencë dhe publicitet si dhe angazhim strategjik te sektorit privat. Këto përpjekje së pari janë të drejtuara ndaj specieve dhe habitateve me rëndësi botërore, duke përfshi vende të mëdha si Arktiku, kafshë dhe bimë me rëndësi për habitatet e tyre dhe për njerëzit, si dhe zgjidhje për sfidat botërore siç janë ndryshimet klimatike dhe krijimi i qëndrueshmërisë ne tregjet botërore. Me problemet rreth ndryshimeve klimatike merret edhe aksioni global i WWF-it Ora për planetin Tokë.

 

 
	© Nikša Duper, Dubrovački Vjesnik
Dubrovniku natën
© Nikša Duper, Dubrovački Vjesnik