WWF Adria | WWF

WWF Adria

Edhe me qenë se WWF Adria është themeluar në fillim të vitit 2015, WWF-i në regjionin e harkut Dinarik vepron që 15 vite. Roli jonë së bashku me ekipin dhe partnerët tanë është që të ndikojmë në ruajtjen e diversitetit biologjik në regjionin tonë, si dhe pjesë të Mediteranit dhe ekoregjionit të Danubit. Qasja e jonë si organizatë ndërkombëtare është ˝mendo globalisht dhe vepro lokalisht˝. Kështu në regjion në sjellim eksperiencat më të mira në mbrojtjen e natyrës dhe zhvillimit të qëndrueshëm, dhe i zbatojmë në nivel lokal duke njohur mirë rrethanat dhe nevojat.
 
WWF Adria mbulon Shqipërinë, Bosnje dhe Hercegovinë, Malin e Zi, Kroacinë, Kosovën*, Maqedoninë, Slloveninë dhe Serbinë. Ne veprojmë përmes programit të WWF Mediteranit, të cilin e ka themeluar me qëllim të ruajtjes dhe menaxhimit të qëndrueshëm të pyjeve, ekosistemeve të detit dhe ujërave të ëmbla në Mediteran. Hapësira e veprimit të programit të WWF Mediteranit është e gjërë: nga projektet në 12 vende të mediteranit, te politikat e sektorëve të ndryshëm, komunikimi dhe ngritja e kapaciteteve. Selia dhe zyrat janë në Romë, në Itali, dhe janë të punësuar mbi 50 punëtorë, nga 16 kombe të ndryshme, WWF Adria ka të punësuar 20 punëtorë dhe selia është në Zagreb, Kroaci.
 
 Bashkëpunimi më organizata joqeveritare

Gjatë 15 viteve aktivitete në regjion kemi bashkëpunuar me shumë organizata joqeveritare siç janë: Dinarica, Green Home, hulumtuesit e Ri të Serbisë, Eko-Most, Sunce, INCA, Zelena akcija, Zeleni Osijek, Zelena Istra, Greenpeace Kroacia, BIOM, Zhmergo dhe asociacioni i organizatave Dravska liga.

Ne përkrahim themelimin e Rezervatit ndërkufitar të biosferës Mura-Drava-Danubi që do të jetë i mbrojtur nga UNESCO, dhe kalon në pesë shtete: Kroaci, Hungari, Slloveni, Austri dhe Serbi, ky rezervat mund të jetë një ndër sistemet më të mëdha të mbrojtura në Evropë.
 
Ne jemi pjesë e koalicionit SOS për Adriatikun: pa ndotje të naftës! Qëllimi i kampanjës është që të mbrohet deti Adriatik nga ndotja më naftë, veprime që realizohen nga organizatat e rrjetit kombëtar për ambient forumi i Gjelbërt: Zelena akcija (Zagreb), Sunce (Split), Zelena Istra (Pulë), Zhmergo (Opati) dhe BIOM (Zagreb), dhe në bashkëpunim me Greenpeace Kroacia dhe WWF Adria, dhe jo vetëm ndalimin e aktiviteteve në Kroaci por edhe përfundimin prodhimit të naftës në pjesën italiane.  

Bashkëpunimi me sektorin publik

“Big Win për harkun Dinarik“ është iniciativa e filluar në vitin 2008, ku me 29 Maj  këtë dokument e kanë nënshkruar së bashku ministrat përgjegjës për ambient nga gjashtë vende. Ceremonia e nënshkrimit të dokumentit është mbajtur gjatë Konferencës së anëtareve të Konventës për diversitet biologjik (CBD COP 9) të mbajtur në Bon.
 
"Big Win për harkun Dinarik II" në vitin  2013 është vazhdim i marrëveshjes së arritur në vitin 2008, në  mes 6 vendeve. Dhe që atëherë janë përmbushur 80% e marrëveshjeve brenda çdo vendi, dhe në vazhdim iniciativës i janë bashkuar edhe dy vende nga regjioni – Maqedonia dhe Kosova*. Me adaptimin zyrtar të dokumentit me 2 Dhjetor, ku kanë punuar me forca të përbashkëta WWF-i, Ministria e zhvillimit dhe turizmit të Malit të Zi dhe unioni Ndërkombëtar për mbrojtje të natyrës IUCN, ku shtetet si Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Kroacia, Kosova*, Maqedonia, Sllovenia dhe Serbia kanë pranuar obligimin për punë të vazhdueshme të përbashkët në përmirësimin e zonave të mbrojtura.

Ora e planetit Tokë

Që nga viti 2009 ne u jemi bashkangjitur zyrave tjera të WWF-it në organizimin e kampanjës më të madhe në botë Ora e planetit Tokë. Në kampanjën e fundit kanë marrë pjesë 172 vende, më shumë se 7000 qytete, janë fikur dritat në më shumë 1220 objekte, nga të cilat 37 nga lista e UNESCO-së.

Që nga viti 2007, Ora e planetit Tokë ka mobilizuar kompani të shumta, organizata, qeveri dhe qindra miliona njerëz që të veprojnë për një të ardhme të qëndrueshme të planetit tonë. Pasi koha për veprim kundër ndryshimeve klimatike po kalon, kampanja Ora e planetit Tokë ofron një platformë universale qe udhëhiqet nga njerëz inventiv të dedikuar në qëllimet  e tyre për të gjetur zgjidhje për ndryshimet klimatike.
 

*Ky emërtim(shënim) nuk paragjykon pozicionet për statusin dhe është në pajtim me rezolutën 1244/199 dhe Opinionin e GJND’së për shpalljen e pavarësisë