Bosnja dhe Hercegovina | WWF

Bosnja dhe Hercegovina

Bosnja dhe Hercegovina është në pjesën qendrore të regjionit të harkut Dinarik dhe pjesën më të madhe të territorit të saj e përbëjnë male dhe shkëmbinj të lartë të mbuluara me pyje dhe kullosa. Në Bosnjë dhe Hercegovinë kombinohen disa regjione gjeografike, nga deti Adriatik deri tek Alpet dhe ultësira që krijojnë habitate të ndryshme me specie të ndryshme dhe të rralla. Bosnja dhe Hercegovina është e pasur me resurse ujore dhe lumenjtë e saj krijojnë kanione  të egra, që derdhen në një prej kënetave të fundit mediterane siç është Parku i natyrës Hutovo blato dhe deltës së Neretvës. Bosnja dhe Hercegovina është shtëpi e një prej pyjeve të rralla tropikale Evropiane – pylli tropikal Peruqica, që gjendet në Parkun Kombëtar Sutjeska. WWF-i në Bosnja dhe Hercegovina vepron që disa vite në partneritet me organizatën joqeveritare Dinarika, posaçërisht në fushën përmirësimit të menaxhimit të qëndrueshëm me pyjet, lumenjtë dhe kënetat.  

Habitatet e ujërave të ëmbla

Që të sigurohet qëndrueshmëri e ekosistemeve të ujërave të ëmbla, WWF-i ka filluar në vitin 2011 Iniciativën për hidroenergji të qëndrueshme në harkun Dinarik (DASHI) me qëllim të përmirësimit të mënyrës së vendimmarrjes për infrastrukturën e ardhshme në hidroenergji dhe punës së hidrocentraleve ekzistuese.   
Në Bosnjë dhe Hercegovinë WWF-i punon në identifikimin e lumenjve me rëndësi të madhe që do të shpalleshin “zona të rëndësisë”. Puna jonë është e drejtuar në ruajtjen e Parkut të natyrës Hutovo Blato (Konventën e Ramsarskës për mbrojtjen e kënetave me rëndësi të veçantë) si fusha e Livnos, regjioni i Ramës, që janë kombinim i kënetave, habitateve të rëndësishme për zogjtë si dhe livadhe dhe fusha që janë të banueshme me specie të rralla dhe endemike.
Hartën me zonat e lumenjve me rëndësi në Bosnjë dhe Hercegovinë mund ta merrni këtu.

Zonat e mbrojtura

Puna në zonat e mbrojtura në Bosnjë dhe Hercegovinë ka vazhduar përmes projektit Parqet e Harkut Dinarik – zonat e mbrojtura të regjionit Dinarik që është produkt nga projekti Parqet e harkut Dinarik, ku vëmendje e veçantë i është kushtuar ngritjes së kapaciteteve të punëtorëve të parqeve nacionale. Po ashtu është punuar në promovimin parqeve si destinacione për turistë vendas dhe të huaj.


WWF së bashku me partnerë nga 5 vende, kanë iniciuar një projekt të titulluar “Shoqëria Civile Vepron për Zhvillimin Social-Ekonomik mbi Bazat e një Mjedisi të Shëndetshëm” (CO-SEED), në vendet e mëposhtme: Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovina, Mali i Zi, Serbia dhe Turqia, me WWF Adria nga Kroacia që vepron si organ këshillues në projekt. Projekti CO-SEED ka për qëllim të kontribuojë në menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore përmes përmirësimit të kuadrit rregullator dhe të nxisë më shumë pjesëmarrje dhe transparencë në proceset e vendimmarrjes, të cilat përfshijnë një grup të gjerë të organizatave të shoqërisë civile dhe për të rritur vëmendjen e medias në këtë temë, me përfitime për shoqërinë në përgjithësi. Për më shumë informacion: http://co-seed.eu/sq

 

KONTAKTI WWF Adria në BiH:

Udruga Dinarica
Kneza Domagoja bb, 
88 000 Mostar
Bosnia and Herzegovina 
Phone: +387 36 327 331 

Zoran Mateljak, WWF country manager in BiH:
zmateljak@wwfadria.org