Kosova* | WWF

Kosova*

Ky pejsazh malor në juglindje të Evropës, që në shekujt e kaluar jo rrallë ka qenë vend i betejave historike, sot është habitat me bukuri për turistë të cilëve nuk ju interesojnë hotelet luksoze dhe restorantet e shtrenjta. Përveç bukurive natyrore Kosova ofron edhe xhami nga perandoria Osmane, arkitekture nga koha e Titos, manastire ortodokse Serbe, vreshta...
Punën në Kosovë WWF-i e ka filluar në vitin 2012 me zonat e mbrojtura, përmes projektit Parqet e harkut Dinarik. Kështu që parku kombëtar Bjeshkët e Nemuna dhe Sharri, dhe parku regjional Gërmia dhe ujëvarat e natyrës Mirusha janë bërë pjesë e asociacionit “Parqet Dinarike – rrjeti i zonave të mbrojtura Dinarike”.

Përfaqësuesit e këtyre zonave të mbrojtura kanë marrë pjesë në disa vizita studimore si dhe në tri konferenca ndërkombëtare të Parqeve të harkut Dinarik, ku kanë mundur të ndajnë praktikat e punës nga zonat e mbrojtura me kolegët nga regjioni, ku kanë pasur rastin të shohin praktikat e mira dhe të përfaqësojnë parqet e tyre. Parku kombëtar Sharri ka qenë një nga nikoqirët në vizitën studimore të organizuar në mes Kosovës dhe Maqedonisë në qershor të vitit 2013.

Në vitin 2014 është mbajtur punëtoria për vlerësimin e vlerave të zonave të mbrojtura në parkun kombëtar Sharri dhe parkun regjional Gërmia.
Në parkun Gërmia, WWF-i planifikon fillimin e procesit të përgatitjes për marrjen e certifikatës Evropiane për turizëm të qëndrueshëm (ECST), dhe që në Kosovë të fillojë trendi i futjes së turizmit të qëndrueshëm në zonat e mbrojtura. 

Kontakt WWF Adria në Kosovë*:

Ecopana
rr. Zagrebit 1
10 000 Prishtina
Kosova
Telefon: +386 49 245 800

Kontact: Redon Rezniqi, rrezniqi@wwfadria.org