Kroacia | WWF

Kroacia

Kroacia është vend i mijëra ishujve, dhe përbëhet nga dy ekoregjione: Mediteranit dhe Danubit, dhe është e pasur me liqene e kodrina në veri dhe veri-jugun kontinental, male të shpeshta në Likë dhe Gorë, dhe bregdetin shkëmbor në detin Adriatik. Dhe është në mes Evropës veriore dhe jug-lindore, dhe në veri kufizohet me Sllovenin dhe Hungarinë, në lindje me Serbinë, dhe në jug dhe lindje me Bosnje Hercegovinën dhe Malin e Zi. 
WWF-i vepron në Kroaci që nga viti 2000, dhe punën e tyre e kanë drejtuar më së shumti në zonat e mbrojtura dhe në ekosistemet e ujërave të ëmbla. Bashkëpunojmë me shumë organizata jo-qeveritare si dhe me sektorin publik.

Habitatet e ujërave të ëmbla

Qëllimi i programit të WWF-it për ujërat e ëmbla është të sigurohen ekosisteme të shëndetshme ne rrjedhjet e lumenjve, mbrojtja dhe menaxhimi i qëndrueshëm i kënetave dhe promovimi i strategjive dhe teknikave që ruajnë lumenjtë, dhe në të njëjtën kohë zvogëlon varfërinë në komunitetet që varen nga këta lumenj.
Punën në habitate  të ujërave të ëmbla e kemi filluar në vitin 2011 me projektin e krijimit të rezervatit Ndërkufitar të biosferës Mura-Drina-Danubi, që është njohur edhe nga ana e UNESCO-s. Duke u kujdesur për jetën e lumenjve, duke ruajtur botën bimore dhe shtazore, WWF-i dëshiron që të sigurojë mbrojtje dhe menaxhim të mirë të ekosistemit ndërkufitar të lumenjve Mura, Drina dhe Danubi, si dhe jetë më të mirë për qytetarët e kësaj ane. 


Në të njëjtën kohe kemi filluar projektin DASHI – Iniciativa për Hidroenergji të qëndrueshme në harkun Dinarik. Pas rritjes se numrit të hidrocentraleve dhe digave në shume lumenj  ne regjion, DASHI është më rëndësi për sigurimin afatgjatë të ekosistemeve të ujërave të ëmbla në harkun Dinarik. Në afat të gjatë dëshirojmë të ulim pasojat më të mëdha për ekosistemet e harkut Dinarik – zhvillimi i hidroenergjisë, mbrojtja dhe ruajtja e habitateve më të rëndësishme  në ujëmbledhësit me prioritet dhe të sigurohemi që hidroenergjia e qëndrueshme të jetë e identifikueshme si praktikë normale në zhvillimin e hidroenergjisë ne regjion. 

Zonat e mbrojtura

Kroacia ka tetë parqe kombëtare dhe 11 parqe të natyrës, dhe WWF-i së bashku me parkun Grabovaqa i ka futur në asociacionin “Parqet Dinarike – rrjeti i zonave të mbrojtura Dinarike”. Gati në të gjitha parqet është kryer vlerësimi i zonave të mbrojtura, dhe dy parqeve u është ndihmuar të fitojnë certifikatën Evropiane për turizëm të qëndrueshëm.
Kjo është produkt i projektit  Parqet e harkut Dinarik, por bashkëpunimi jonë me zonat e mbrojtura ka filluar shumë me herët. Ne kemi përkrahur krijimin e parkut te natyrës Ishujt Lastovo, si dhe krijimin e parkut kombëtar Velebiti verior, që e kemi identifikuar si “Dhuratë për Tokën” (Gift to the Earth). Përmes partneritetit me shoqatën Sunce kemi zhvilluar planet për menaxhim të pesë zonave të mbrojtura detare: Brijuni, Kornati, Mljet, Telashqica  dhe Ishujt Lastovo, të cilat kërcënohen nga turizmi masiv, ndotja e detit dhe peshkimi i tepruar.
Punën me zonat e mbrojtura e kemi forcuar në vitin 2008 përmes premtimeve të Qeverive të dhëna me nënshkrimin në dokumentin “Fitore e madhe për harkun Dinarik”, që ka vazhduar në vitin 2013 me miratimin e “Fitore e madhe për harkun Dinarik 2”, ku Qeveritë kanë marrë përgjegjësi për synime të reja në mbrojtjen e natyrës.