Mali i Zi | WWF

Mali i Zi

Mali i Zi gjendet në pjesën jugore të regjionit te harkut Dinarik dhe gjeografikisht është shumë e ndryshme: prej maleve të mëdha në veri, fushave në qendër që humbin duke vazhduar nga jugu, ku Lovqeni dhe Orjeni gremisen në gjirin e Kotorit ku hapet për ne detin Adriatik. Mali i Zi ka pasuri natyrore të bollshme, sidomos me ekosisteme me ujëra të ëmbla. Në kufi në mes Malit të Zi dhe Shqipërisë gjendet liqeni i Shkodrës, liqeni më i madh në Ballkan dhe këneta e mbrojtur ndërkombëtarisht dhe habitat i rëndësishëm për zogjtë, deri sa kanioni  e lumit Tara është më i thelli në botë pas kanionit të lumit Kolorado. 
WWF-i vepron në Mal të Zi që shumë vite, posaçërisht në fushën e përmirësimit të menaxhimit me lumenj dhe këneta dhe zonat e mbrojtura. Shumicën e projekteve në Mal të Zi kryhen në partneritet me organizatën Green Home.

Habitatet e ujërave të ëmbla

WWF-i në vitin 2011 ka filluar Iniciativën për hidroenergji të qëndrueshme në harkun Dinarik (DASHI) me qëllim të përmirësimit të vendim marrjes në infrastrukturën hidroenergjetike të ardhshme dhe punës në hidrocentralet aktuale.  Në Mal të Zi WWF-i punon ne identifikimin e lumenjve të rëndësisë së posaçme që do të shpalleshin zona të mbrojtura. Kjo më së shumti për lumin Moraqa ku nga uji saj varet liqeni i Shkodrës. Punojmë edhe në promovimin e metodologjisë për rrjedhje ekologjike (e-flow) në rastet e ndërtimit të hidrocentraleve të vogla. Hartën me lumenjtë më të rëndësishëm mund ta gjeni këtu.  

Zonat e mbrojtura

Zonat e mbrojtura janë prioritet në gjithë regjionin, dhe në Mal të Zi pesë parqet kombëtare janë bërë pjesë e asociacionit “Parqet Dinarike – rrjeti i zonave të mbrojtura të Dinarikut”. Selia e asociacionit gjendet në Podgoricë, në ndërmarrjen publike Parqet Kombëtare të Malit të Zi. Me parkun kombëtar Biogradska gora punojmë në vendosjen e principit të turizmit të qëndrueshëm për mes nominimit për certifikatën Evropiane për turizëm të qëndrueshëm të Federatës Europarc.   


WWF së bashku me partnerë nga 5 vende, kanë iniciuar një projekt të titulluar “Shoqëria Civile Vepron për Zhvillimin Social-Ekonomik mbi Bazat e një Mjedisi të Shëndetshëm” (CO-SEED), në vendet e mëposhtme: Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovina, Mali i Zi, Serbia dhe Turqia, me WWF Adria nga Kroacia që vepron si organ këshillues në projekt. Projekti CO-SEED ka për qëllim të kontribuojë në menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore përmes përmirësimit të kuadrit rregullator dhe të nxisë më shumë pjesëmarrje dhe transparencë në proceset e vendimmarrjes, të cilat përfshijnë një grup të gjerë të organizatave të shoqërisë civile dhe për të rritur vëmendjen e medias në këtë temë, me përfitime për shoqërinë në përgjithësi. Për më shumë informacion: http://co-seed.eu/sq