Maqedonia | WWF

Maqedonia

E njohur si vendi i diellit, Maqedonia është në juglindje të Evropës, dhe kufizohet me Bullgarin në lindje, Greqinë në jug, Shqipërinë në perëndim dhe Kosovën e Serbinë në veri. Reliefin kryesisht e ka malor. Edhe me qenë se vend kontinental, Maqedonia ka më shumë se 50 liqene dhe 16 male me lartësi mbi 2.000 metra. Duke ju falënderuar bukurive natyrore dhe klimës së butë, Maqedonia është destinacion  atraktiv për turizëm dhe vend që çdo person i dashuruar në natyrë dhe ushqim të mirë duhet ta vizitojë! Destinacione të pashmangshme në Maqedoni janë parqet kombëtare që secili në mënyrën e vet të lë pa frymë.

WWF-i ka filluar punën në Maqedoni duke futur parqet kombëtare Mavrova, Galiqica dhe Pelisteri në rrjetin e Parqeve Dinarike. Kemi bërë vlerësimin e vlerës në këto zona të mbrojtura, dhe duke organizuar vizitë studimore kemi bërë bashkë me përfaqësuesit e parqeve tjera nga regjioni që të njihen me sistemin e menaxhimit të zonave të mbrojtura në Maqedoni.