Serbia | WWF

Serbia

Serbia është në udhëkryq të regjionit biogjeografik kontinental dhe është në pjesën jugore të harkut Dinarik. Dallohet për fushat e rrafshëta në veri, lugjet e lumenjve dhe kodrat në pjesën qendrore, malet, kanionet e pasura, grykat, shpellat dhe pyjet e ruajtura në jug. Pozita specifike gjeografike në udhëkryqin me ndikime nga Evropa qendrore dhe mediterani, diversiteti gjeografik, gjeomorfologjik, hidrologjik, tiparet klimatike dhe pedologjike janë arsye i biodiversitetit të pasur në Serbi.     
WWF-i punon në Serbi që nga viti 2009, së pari në mbrojtje të ekosistemeve të ujërave të ëmbla dhe të zonat të mbrojtura, si dhe në zhvillimin e programeve edukative për zhvillim të qëndrueshëm.

Habitatet e ujërave të ëmbla

WWF-i në vitin 2011 ka filluar projektin dy vjeçar “Restaurimi i habitateve te ujërave në regjionin e Murës, Dravës dhe Danubit”. Si pjesë e projektit deri më tani janë restauruar habitatet në Shtërbac në rezervatin special të natyrës “Podunavlja e lartë”, është planifikuar restaurimi i lokaliteteve në Sharkanj dhe Bestrement qe dikur kanë qenë pjesë ku ka vërshuar Danubi.

Rezervati „Gornje Podunavlje“ përfaqëson një nga regjionet më të rëndësishme ne rrjedhën e Danubit, dhe është pjesë e rezervatit ndërkufitar të ardhshëm të UNESCO-së të biosferës Mura-Drava-Danubi, i njohur po ashtu si Amazona e Evropës, që shtrihet në territorin e Austrisë, Sllovenisë, Kroacisë, Hungarisë dhe Serbisë. Me rregullimin e rrjedhës së Danubit për nevojat e lundrimit, bujqësisë, eksploatimit të rërës dhe me ndërtimin e digave në 150 vitet e fundit janë shkatërruar 80% e zonave të natyrës, si dhe habitatet më produktive biologjike, dhe me të edhe shumë lloje të bimëve dhe kafshëve. Këto habitate sigurojnë shërbime të shumta ekosistemit siç janë zvogëlimin e pasojave nga vërshimet, sigurimin e habitateve  për rritje te peshkut dhe pastrimit të ujit, si dhe mbrojtja dhe restaurimi i tyre janë fokusi kryesor i aktiviteteve të WWF-it në Serbi dhe regjion. 

Si pjesë e partneritetit regjional “Danubi i gjallë” në gjashtë vende të rrjedhjes së Danubit do te restaurohen 53 km² të zonave të Danubit deri në vitin 2020. Iniciativa udhëhiqet në partneritet me Koka-Kolën, dhe komponentë më e rëndësishme është “Karavani për Danub të gjallë” – ekspozita interaktive udhëtuese që thekson rëndësinë e ujit si resurs natyror, ekosistemeve ujore dhe domosdoshmërinë e mbrojtjes dhe restaurimit të zonave ujore.

Zonat e mbrojtura

Puna e WWF-it në zonat e mbrojtura në Serbi është e theksuar përmes lidhjes së zonave të mbrojtura, punës në vendosjen e principeve për turizëm të qëndrueshëm në zonat e mbrojtura, edukimin dhe shkëmbimin e eksperiencave, si dhe promovimin e të mirave nga natyra.
WWF-i përmes projektit „Parqet e harkut Dinarik“,  dhe krijimit të asociacionit “Parqet Dinarike – rrjeti i zonave të mbrojtura Dinarike”, ka krijuar platformën e zonave të mbrojtura ku është realizuar lidhja e të gjitha parqeve në regjion. Vëmendje e posaçme i është dhënë vlerësimit të përfitimeve nga zonat e mbrojtura (PA BAT), futjes së principeve të turizmit të qëndrueshëm në zonat e mbrojtura, ndryshimeve klimatike, shkëmbimit të eksperiencave dhe edukimit, si dhe promovimit të parqeve.  

Parku kombëtar “ Frushka gora” si dhe rezervati  „Gornje Podunavlje“ janë zonat e para të mbrojtura në Sërbi që kanë fituar certifikatën Evropian për turizëm të qëndrueshëm të Federatës Europarc (European Charter for SustainableTourism) dhe janë pjesë e listës prestigjioze të zonave të mbrojtura në Evropë, Turizmi i qëndrueshëm lidh mbrojtjen e natyrës, njerëzit dhe zhvillimin, dhe është i domosdoshëm për mbijetesën e biodiversitetit që ndodhet në Serbi në zonat e mbrojtura. 
 
WWF është duke punuar në zhvillimin e programeve edukative në pesë zonat e mbrojtura në Serbi – parqet kombëtare „Frushka gora“, „Gjerdap“ dhe „Tara“, rezervati special i natyrës „Gornje Podunavlje“ dhe zona e mbrojtur „Avala“. 


WWF së bashku me partnerë nga 5 vende, kanë iniciuar një projekt të titulluar “Shoqëria Civile Vepron për Zhvillimin Social-Ekonomik mbi Bazat e një Mjedisi të Shëndetshëm” (CO-SEED), në vendet e mëposhtme: Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovina, Mali i Zi, Serbia dhe Turqia, me WWF Adria nga Kroacia që vepron si organ këshillues në projekt. Projekti CO-SEED ka për qëllim të kontribuojë në menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore përmes përmirësimit të kuadrit rregullator dhe të nxisë më shumë pjesëmarrje dhe transparencë në proceset e vendimmarrjes, të cilat përfshijnë një grup të gjerë të organizatave të shoqërisë civile dhe për të rritur vëmendjen e medias në këtë temë, me përfitime për shoqërinë në përgjithësi. Për më shumë informacion: http://co-seed.eu/sq
 

Kontakt WWF Adria ne Serbi: 

World Organization for Nature (WON)
Đure Jakšića 4a/8 
11000 Beograd
Serbi 
Telefon: +381 11 30 33 753 

Duška Dimović, WWF country offrice manager in Serbia
ddimovic@wwfdcp.org