Shqipëria | WWF

Shqipëria

Shqipëria është ne pjesën jugore të harkut  Dinarik dhe është shtet kandidat për në Bashkimin Evropian. Ky vend me natyrë të shkëlqyeshme kombinon bregun e detit Adriatik dhe Jon me pjesën kontinentale të Ballkanit perëndimor. Në Shqipëri mund të gjeni peizazhe bregdetare spektakulare, male të larta, rajone me tradita dhe zakone të ndryshme si dhe pjesë me natyrë ende të paprekur. Të gjitha këto karakteristika lidhin Shqipërinë me pjesën tjetër të harkut Dinarik dhe që është me rëndësi – njerëzit që jetojnë në këto zona janë të formësuar nga një rreth natyror i njëjtë dhe ndajnë sfidat e njëjta me njerëz nga regjione tjera.
                                         
WWF-i në Shqipëri vepron që disa vite, duke mbuluar problemet me zonat e mbrojtura detare, rregullimin e menaxhimit të zonave të mbrojtura si dhe veprime për një hidroenergji të qëndrueshme. WWF-i kryen projekte në Shqipëri me organizatën partnere INCA (Institue of Nature Conservation in Albania).

Habitatet e ujërave të ëmbla

Që të sigurohet qëndrueshmëri e ekosistemeve të ujërave të ëmbla, WWF-i ka filluar në vitin 2011 Iniciativën për hidroenergji të qëndrueshme në harkun Dinarik (DASHI) me qëllim të përmisimit të mënyrës së vendimmarrjes për infrastrukturën e ardhshme në hidroenergji dhe punës së hidrocentraleve ekzistuese.

Në Shqipëri WWF-i punon në identifikimin e lumenjve me rëndësi të madhe që do të shpalleshin “zona të rëndësisë”, fuqizimit të Hydropower Sustainability Assessment Protocol për hidrocentralet e planifikuara dhe ngritjen e vetëdijes për burimet e energjisë alternative.  
Hartën me zonat e lumenjve me rëndësi në Shqipëri mund ta merrni këtu.

Zonat detare

Pjesa detare më së shumti është e mbuluar me projektin Sustainable Economic Activities SEA-Med Project, qëllimi i të cilit është ngritja e vetëdijes për përparësitë e zonave detare të mbrojtura (MPA), për vendasit si dhe për turistët që i vizitojnë. Për momentin më së shumti vëmendje i dedikohet parkut kombëtar Karaburun Sazan, ku po punohet në zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm.

Zonat e mbrojtura

Puna në zonat e mbrojtura në Shqipëri ka vazhduar përmes projektit Parqet e Harkut Dinarik-Shqipëria, ku vëmendje e veçantë i është kushtuar ngritjen e kapaciteteve të punëtorëve të parqeve nacionale, krijimi i asociacionit Shqiptar të zonave të mbrojtura dhe krijimit gradual të një turizmi të qëndrueshëm në parqet Shqiptare. Po ashtu është punuar në promovimin parqeve Shqiptare si destinacione për turistë vendas dhe të huaj.

WWF së bashku me partnerë nga 5 vende, kanë iniciuar një projekt të titulluar “Shoqëria Civile Vepron për Zhvillimin Social-Ekonomik mbi Bazat e një Mjedisi të Shëndetshëm” (CO-SEED), në vendet e mëposhtme: Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovina, Mali i Zi, Serbia dhe Turqia, me WWF Adria nga Kroacia që vepron si organ këshillues në projekt. Projekti CO-SEED ka për qëllim të kontribuojë në menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore përmes përmirësimit të kuadrit rregullator dhe të nxisë më shumë pjesëmarrje dhe transparencë në proceset e vendimmarrjes, të cilat përfshijnë një grup të gjerë të organizatave të shoqërisë civile dhe për të rritur vëmendjen e medias në këtë temë, me përfitime për shoqërinë në përgjithësi. Për më shumë informacion: http://co-seed.eu/sq