Sllovenia | WWF

Sllovenia

Sllovenia është në udhëkryq në mes Alpeve, Dinarideve, fushe lartësirës  Panonike dhe Mesdheut dhe është këndi perëndimor i regjionit të harkut Dinarik. Sllovenia është e njohur për pyjet e saj, që mbulojnë më shumë se gjysmën e territorit të saj, shkëmbinjtë, nëntokën e saj që fsheh disa nga galeritë më të mrekullueshme të nëntokës në Evropë, siç janë shpella Postojnska dhe Shkocjanska. Fakti që Sllovenia shtrihet në katër zona biogjeografike, i kanë mundësuar pasuri të llojeve shtazore dhe bimore. 
WWF-i ne Slloveni punon që disa vite, posaçërisht në fushën e zhvillimit të menaxhimit të qëndrueshëm të lumenjve dhe zonave të mbrojtura.
Habitatet e ujërave të ëmbla
 
WWF-i në vitin 2012 ka filluar projektin  Save the Alpine Rivers që të mund sigurohet mbrojtja e segmenteve të fundit të lumenjve të paprekur dhe revitalizimi i pjesëve të lumenjve të rëndësisë së veçante, që në të kaluarën kanë qenë të prekur nga ndërtimi i infrastrukturës dhe hidrocentraleve.
Bashkë me organizata jo-qeveritare  kryejmë kampanjën Save the Soča me anë të cilës po mundohemi të mbrojmë nga ndërtimi hidrocentraleve një nga sistemet e lumenjve të paprekur në Alpe – rrjedhjen e lartë të lumit Soqa dhe Idrijca.
Sllovenia është pjesë e rezervatit Ndërkufitar të biosferës Mura-Drina-Danubi që në të ardhmen do të jetë në UNESCO. Mura është në mesin e lumenjve të rrallë evropian që ambienti i tij nuk është shëmtuar nga hidrocentralet. Dhe ka presion të madh nga sektori i hidroenergjisë për zhvillimin e hidrocentraleve të vogla. WWF-i dhe partnerët lokal, si organizata Moja Mura, kundërshtojnë këto plane dhe janë për zhvillim të qëndrueshëm përmes turizmit dhe peshkimit si dhe shpalljen e hapësirës “zonë e ndaluar” për hidrocentrale.
 
Studimin e zonave më të vlefshme me lumenj në Alpe mund ta gjeni këtu.
 
Zonat e mbrojtura

Puna e WWF-it në zonat e mbrojtura në Slloveni ka filluar në vitin 2008 me premtimin e Qeveris me nënshkrimin në dokumentin „Fitore e madhe për harkun Dinarik“, që më vonë ka vazhduar përmes projektit Parqet e harkut Dinarik, ku është krijuar asociacioni “Parqet Dinarike – rrjeti i zonave të mbrojtura Dinarike”. Vëmendje e veçante i është dhënë vlerësimit të vlerave të ekosistemit në zonat e mbrojtura ,  futjes së principit të turizmit të qëndrueshëm në zonat e mbrojtura (ECST), ndryshimeve klimatike, shkëmbimit të eksperiencave, edukimit dhe promovimit të parqeve si destinacione të dëshiruara për turist të huaj dhe vendor.